schema:text
| - Publikimi i rremë për Albin Kurtin
Deklarata
Albini Arabizohet
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me titull “Albini Arabizohet…” është i pavërtetë. Krypometër ka konstatuar me burime zyrtare se Albin Kurti nuk flet arabisht, ndërsa në versionin origjinal materiali nuk e paraqet Kryeministrin duke folur Arabisht.
Artikulli
Më 28 tetor 2023, faqja e facebook “Krejt Shqiptare” ka publikuar një video me përshkrimin ‘Albini Arabizohet si e komentoni 😳😳” .
Në këtë video është imazhi i kryeministrit Albin Kurti, mirëpo duke folur gjuhën arabe.
Mbi video janë vendosur edhe përshkrimet si “ Arabisht po flet kryeministri e po promovon Kosovën NArabi?”, “Allahi të rujt e hallall tkoft” si dhe “shiko inteligjencën e Kurtit”.
Nëse shikohet videoja me kujdes, mund të vërehet se ajo është e manipuluar, sepse kryeministri Kurti nuk e flet gjuhën arabe ashtu si pretendohet në video.
Krypometër ka konstatuar se intervista për të cilën pretendohet se kryeministri Kurti flet në arabisht, nuk është për ndonjë media arabe, por për median franceze, France 24.
Intervista në fjalë është publikuar më 20 shkurt të këtij viti, gjatë konferencës për siguri në Mynih. Në këtë intervistë, Kryeministri nuk flet në gjuhën Arabe.
Për të verifikuar nëse Kryeministri Albin Kurti flet gjuhën Arabe, Krypometri ka kontaktuar edhe me Arlind Manxhuka, zëdhënsin e Vetëvendosjes.
“Kryeministri Kurti nuk e flet gjuhen arabe dhe ky material është i rremë, i bërë përmes AI(Inteligjencës Artificiale v.j.). Një deklaratë e tillë nuk është bë asnjëherë”- ka thënë Manxhuka në deklaratë për Krypometër me 13/11/2023.
|