schema:text
| - Loja e rreme shpërblyese
Deklarata
Deri më tani, askush nuk ka gjetur një numër tjetër përveç 684, dhe nuk ka asnjë fitues të ri për Camper & RV World 2023. Ka edhe 1 numër për të fituar
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Deri më tani, askush nuk ka gjetur një numër tjetër përveç 684, dhe nuk ka asnjë fitues të ri për Camper & RV World 2023. Ka edhe 1 numër për të fituar” është i rremë. Kjo lojë shpërblyese është e rreme, pasi mungojnë detaje se si mund të fitohet ky shpërblim. Në fotografi është paraqitur një veturë, ndërsa në përshkrim është shkruajtur “Camper & RV World 2023” që nuk përkon me emrin e veturës.
Artikulli
Më 31 maj 2023 faqja e Faqja e Facebook-ut “Transmetori” ka postuar një fotografi me disa numra, duke pretenduar se personat që e gjejnë numrin e saktë që shihet në fotografi do të marrin shpërblim.
Së bashku me postimin për lojë shpërblyese, kjo faqe ka publikuar një fotografi të një veture.
“Deri më tani, askush nuk ka gjetur një numër tjetër përveç 684, dhe nuk ka asnjë fitues të ri për Camper & RV World 2023. Ka edhe 1 numër për të fituar”- thuhet në postim.
Mirëpo, në këtë postim nuk është treguar fare se kush po e jep këtë dhuratë. Në këtë postim janë bërë 1,700 komente, por as pas 8 dite nuk është lajmëruar nëse e ka fituar dikush këtë lojë.
|