About: http://data.cimple.eu/claim-review/315e215a97833b888912893a9191cc79edfc2d4d54b8d199f98d621d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Kryetari i Vushtrrisë zotohet për zbatueshmëri më të lartë të rekomandimeve të Auditorit Deklarata “Do të kujdesem personalisht që këtë vit të ketë zbatueshmëri më të lartë të rekomandimeve” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të monitorojë zotimin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë për zbatueshmëri më të lartë të rekomandimeve pas publikimit të raportit të vitit 2019 nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Artikulli Nga 16 rekomandimet e vitit 2018, Komuna e Vushtrrisë i ka zbatuar vetëm 2 prej tyre, 5 prej rekomandimeve ishin në proces të zbatimit, 8 rekomandime të pazbatuara, 1 rekomandim i mbyllur i pazbatuar. Në muajin shtator të vitit 2020, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është zotuar që do të ketë zbatueshmëri më të lartë të rekomandimeve të Auditorit. “Do të kujdesem personalisht që këtë vit të ketë zbatueshmëri më të lartë të rekomandimeve. Zotohem që unë dhe ekipi im kudo që do të hasim në vepër penale do ta dërgojmë vet në prokurori”, deklaroi Tahiri. Prokurimi ka dalë të jetë fusha më problematike në Komunën e Vushtrrisë. Në katër vitet e fundit Komuna e Vushtrrisë ka marrë 19 rekomandime për adresim të shkeljeve dhe parregullsive në prokurim, ndërsa vetëm në vitin 2019 ka marrë gjithsej 7. Një pjesë e madhe rekomandimeve që janë dhënë vitin e kaluar në fushën e prokurimit kanë qenë në lidhje me shkeljet edhe dobësitë edhe në fazën e planifikimit, në fazën e vlerësimit të tenderëve dhe në fazën e zbatimit të kontratave. I pari i Vushtrrisë ka thënë se menaxhimi i kontratave është një problem kronik jo vetëm i Komunës së Vushtrrisë. “Jemi duke punuar që ta adresojmë këtë çështje duke i trajnuar zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë. Edhe për pagesat, Prebreza ka përmendur si problematikë edhe pagesat përmes vendimeve gjyqësore për mësimdhënësit. Për të cilin tha se nuk është faji i komunës”, u zotua Tahiri. Në katër vitet e fundit Komuna e Vushtrrisë ka marrë 76 rekomandime në total, 20 rekomandime në vitin 2016, 21 rekomandime në vitin 2017, 16 rekomandime në vitin 2018 dhe 19 rekomandime në vitin 2019. Nga 21 rekomandimet e vitit 2016, në vitin 2017, Komuna e Vushtrrisë kishte zbatuar 7 rekomandime, 9 prej tyre ishin në proces të zbatimit dhe 4 nuk ishin zbatuar. Në vitin 2018, prej 21 rekomandimeve që kjo Komunë i kishte marrë në vitin 2017, i ka zbatuar gjysmën e tyre apo 10 rekomandime, 4 janë përsëritur pjesërisht nga Auditori, 6 rekomandime janë përsëritur dhe 1 është mbyllur. Në vitin 2019, nga 16 rekomandimet e vitit 2018, Komuna e Vushtrrisë i ka zbatuar vetëm 2 prej tyre. 5 prej tyre ishin në proces të zbatimit, 8 rekomandime të pazbatuara, 1 rekomandim i mbyllur i pazbatuar. Në katër vitet e fundit, Komuna e Vushtrrisë ka marrë opinion të njëjtë nga Auditori, opinion të pamodifikuar me theksim të çështjes. Auditori jep opinion të pamodifikuar nëse arrin në përfundimin se Pasqyrat Financiare janë përgatitur në të gjitha aspektet materiale, në pajtim me kornizën e zbatueshme financiare. Nëse auditori e konsideron të nevojshme për të tërhequr vëmendjen në një çështje të paraqitur ose shpalosur në pasqyrat financiare, e cila është e rëndësishme që ata të kuptojnë pasqyrat financiare, por ka prova të mjaftueshme se çështja nuk përmban keqdeklarime materiale në pasqyrat financiare, auditori duhet të përfshijë një paragraf të Theksimit të Çështjes në raportin e tij. Në muajin korrik të vitit 2020, KALLXO.com ka publikuar një analizë për raportet e auditimit të katër viteve të fundit të Komunës së Vushtrrisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software