About: http://data.cimple.eu/claim-review/331adaba9e38d0ff44bce369e2d411272d32978f6440f9581834b374     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për orën e Abelard Tahirit Deklarata Veç orën në vlerë sa 100 rroga të veteranëve! Edhe këtij “i digjet Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Veç orën në vlerë sa 100 rroga të veteranëve! Edhe këtij “i digjet” zemra për veteranët e luftës” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se ora e Abelard Tahirit ka kushtuar 1900 euro e jo 17 000 Euro sa pretendon postimi. Artikulli Më 24 dhjetor 2023, në faqen në Facebook, “Diaspora me Albinin” (arkiva), është publikuar një fotografi e deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri. Fotografia është shkrepur në protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbajtur në qershor të vitit 2022. Në mbishkrimin e fotografisë thuhet “Veç orën në vlerë sa 100 rroga të veteranëve! Edhe këtij “i digjet” zemra për veteranët e luftës”. Krypometër ka verifikuar nëse ora e Abelard Tahirit ka një vlerë kaq të lartë. Fillimisht është konstatuar se Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës marrin pension në vlerë 170 euro dhe nëse shuma shumëzohet me 100 atëherë del se ora e Abelard Tahirit do kushtonte të paktën 17 mijë euro. Krypometër ka kontrolluar për të verifikuar informacionin mbi vlerën e orës. Deputeti Abelard Tahiri teksa ka treguar vlerën orës, ka thënë se ky informacion nuk është i vërtetë. “Nuk është e vërtetë që kjo orë kushton se 100 rroga të veteranëve. Këtë orë e kam blerë 1,900 euro. Po të kishte vlerë me të madhe, duhet ta deklaroj në Agjencinë kundër Korrupsion”- ka thënë Tahiri për Krypometër më 26/12/2023. Tahiri është pyetur edhe për modelin e orës të cilën ai e ka të vendosur. Ai ka konfirmuar se ora e tij është model “The Longines master Collection”. Krypometër ka kontrolluar faqen e shitjes zyrtare të kësaj kompanie dhe aty modelet më të shtrenjta të orëve të janë rreth 3000 euro. Për ta verifikuar informacionin, Krypometër ka kontrolluar të dhënat e pasurisë të Tahirit të deklaruara në AKK për vitin 2022. Sipas të dhënave, Tahiri nuk ka të deklaruar asgjë si pasuri e luajtshme. Sipas Ligjit, te pasuria e luajtshme hyjnë; veturat, stolitë, veprat e artit, koleksionet e armëve, kafshët, enterierin, veshmbathje apo mallra shtëpiake, dhe çdo send tjetër i luajtshëm vlera e të cilit kalon shumën prej tremijë Euro (3,000€) siç dokumentohet nga një kontratë, faturë ose dokument i ngjashëm që i ka në pronësi subjekti deklarues dhe anëtari i familjes së tij.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software