About: http://data.cimple.eu/claim-review/3362f38298aba8e32d7d1c4f2cbe1c5faa0d7a24aa5a8e02d3ed1236     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Facebook Rrena e Kryptë e Kryetarit të Obiliqit Deklarata Xhafer Gashit, Kryetar i Komunës së Obiliqit: “Po, në AAK ka shumë gra që janë të profileve të ndryshme dhe kanë mundësi të qeverisin. Varësisht nga nevojat do t’i aranzhojmë. 50% nëse thotë ligji aq do i japim.” Vlerësimi Rrenë e kryptë Xhafer Gashi, kryetar i Komunës së Obiliqit, nuk e ka mbajtur zotimin e bërë për emërimin e grave në pozita udhëheqëse. Ai ka premtuar që 50 për qind e drejtorive të udhëhiqen nga gratë, mirëpo ka përfunduar me emërimin e vetëm dy grave në drejtori. Shprehur në përqindje i bie vetëm 18.8% e pozitave udhëheqëse u janë ndarë grave. Pra, kjo vlerësohet si rrenë e kryptë, sepse diferenca në mes të premtimit dhe realizimit është e madhe. Artikulli Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e ka kompletuar ekipin e tij për të qeverisur Obiliqin në katër vitet e ardhshme. Gashi i ka emëruar 11 drejtorët e drejtorive komunale. Nga 11 drejtori, Gashi ka zgjedhur që grave t’u jap vetëm dy. Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, do të udhëhiqet nga Zarife Behluli dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të udhëhiqet nga Fitore Hashani. Në DebatPernime, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi kishte premtuar se ai do të emërojë 50% të grave nëpër drejtori. “Po në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka shumë gra që janë të profileve të ndryshme dhe kanë mundësi të qeverisin. Varësisht nga nevojat do t’i aranzhojmë. 50% nëse thotë ligji aq do i japim“, kishte premtuar Tahiri në DebatPernime. E Ligji për barazi gjinore kërkon që pozitat udhëheqëse të ndahen në mënyrë të barabartë në mes të dy gjinive. Kërkesën për barazi gjinore që buron nga ligji iu është kujtuar të gjitha partive nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, udhëheq e vetme qeverisjen në Obiliq me kryetarin Xhafer Gashin.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software