About: http://data.cimple.eu/claim-review/337d8b2f0b9155fa55d43c8d47bb20b79b681d7c0cc7a8000c854579     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Biseda e inskenuar mes Kurtit dhe Mujecit Deklarata Albin Kurti: Si po te shkon shitja e droges Mujec? Vlerësimi Rrenë Postimi “Albin Kurti: Si po te shkon shitja e droges Mujec?” “Si ty shitja e rreneve shef” është i rremë. Burime zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se një diskutim i tillë nuk ka ndodhur. Artikulli Më 16 gusht 2023, në faqen e Facebook-ut Gjallë e kam I.Rugoven është publikuar një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci. Në përshkrim faqja ka shkruar “Albin Kurti: Si po te shkon shitja e droges Mujec?” “Si ty shitja e rreneve shef.”. E njëjta përmbajtje është vendosur edhe në fotografi. Faqja pretendon se ky komunikim ka ndodhur mes kryeministrit Kurti dhe asamblistit Mujeci, i cili është është arrestuar me 15 gusht 2023 në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë. Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka i cili ka thënë se përmbajtja është e rreme dhe asnjëherë nuk ka ekzistuar një bisedë e tillë. “E tëra është lajm i rremë dhe nuk qëndron fare. Asnjëherë nuk ka ekzistuar një bisedë e tillë”- ka thënë Manxhuka në një deklaratë të dhënë me 17 gusht 2023 për Krypometër. Policia e Shqipërisë ka njoftuar të martën se gjatë një operacioni policor të koduar “Punisher 2”, janë arrestuar dy shtetas nga Kosova dhe tre nga Shqipëria nën dyshimin se të njëjtit trafikonin substanca narkotike. Një nga personat e dyshuar që ra në pranga të Policisë Shqiptare është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci. Mujeci do të qëndrojnë në paraburgim “pa afat”. Gjykata Penale e Tiranës e ka caktuar këtë masë sigurie për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë, në të cilin janë sekuestruar 11,300 doza të drogës së llojit “Ecstasy”. Besnik Mujeci 40-vjeçar është asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pas lajmit për arrestimin e tij, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, e ka përjashtuar nga radhët e saj. “Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”- ka shkruar ai. Në qershor të këtij viti, LVV-ja e kishte emëruar Besnik Mujecin si aksionar në ndërmarrjen lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software