About: http://data.cimple.eu/claim-review/33ee9c616720b204ae2b2a10af51c37f64dc9a6e8f03978b4cc2a842     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ripublikimi i rrëfimit të nënës për djalin e saj gay në Paradën e Krenarisë të mbajtur në qershor Deklarata Rrëfimi i nënës shqiptare kur e ka kuptuar se djali i saj është gɑy Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Në artikull thuhet se “njëra nga pjesëmarrëset e “Paradës së Krenarisë” sot ka qenë edhe Shemsije Musa-Çerkini”. Ky publikim është pjesërisht i rremë, pasi në ditën e publikimit të artikullit, me 5 shtator 2022, nuk është mbajtur Parada e Krenarisë. Parada e Krenarisë është mbajtur me datë 9 qershor 2022. Gazetarët obligohen të tregojnë kohën kur është dhënë deklarata, pa i shtrembruar ato dhe pa i vënë në kurrfarë konteksti tjetër. Artikulli Faqja e internetit lexo.weblajme.com më 5 shtator 2022 e ka publikuar lajmin me titull “Rrëfimi i nënës shqiptare kur e ka kuptuar se djali i saj është gɑy”. Brenda tekstit thuhet se “Njëra nga pjesëmarrëset e “Paradës së Krenarisë” sot ka qenë edhe Shemsije Musa-Çerkini”. Ky informacion është i rremë, pasi “Parada e Krenarisë”, është më mbajtur me 9 qershor 2022 e jo më 5 shtator siç thuhet në tekst. I njëjti artikull është shpërndarë në disa faqe në Facebook: Onpress, Muzika Shqiptare, Lajme Al. Më 9 qershor 2022 të këtij viti, organizimi “Parada e Krenarisë”, kishte mbledhur qindra persona të cilët nën tingujt e muzikës dhe praninë e ngjyrave kanë marshuar e vallëzuar në sheshet e kryeqytetit. Shemsije Musa Çerkini, prind i një djali gay, atë ditë ka kërkuar nga familjet dhe shoqëria që personat e komunitetit LGBTQI+ të pranohen me zgjedhjet e tyre. Shemsije Musa-Çerkini në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se ka dalë në paradë për ta mbrojtur fëmijën e saj. “Unë sot isha në paradë për ta mbrojtur fëmijën tim dhe për t’u dhënë përkrahje të gjithë fëmijëve që nuk e marrin prej prindërve të vet. Kam dashtë thjesht me përçu një mesazh që prindërit duhet me qenë krenarë që kanë fëmijë çfarëdo qofshin ata, qysh ata ndihen rehat në lëkuren e vet pa i paragjykuar”- pati deklaruar ajo.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software