About: http://data.cimple.eu/claim-review/3481f5473f9c5fe3d84a0c348a3eb5339218420b004d296908828843     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • ‘Hetimet Vazhdojnë’ për Liberalizim të Vizave Deklarata Ramush Haradinaj: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Europën. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Kandidati për kryeministër nga Koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka premtuar se brenda 90 ditëve me të si kryeministër qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së, pa pasur nevojë për viza. Kjo deklaratë është modifikuar më vonë nga Haradinaj, që në krypometër cilësohet si ndërrim i qëndrimit. Këto deklarata të tij, Krypometri do të vazhdojë t’i mbikëqyrë në rast se Haradinaj arrin që të bëjë qeverinë. Sinjalet e para se një liberalizim i shpejtë është i paarritshëm tashmë kanë ardhur nga eurodeputetja, Tanja Fajon. Artikulli Kandidati për Kryeministër i Koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës zgjedhore ka përsëritur disa herë premtimin e tij që brenda tre muajsh pasi ai ta marrë qeverinë, qytetarët do të lëvizin lirshëm në Europë. “Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anekënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh qeveria jonë do ta mundësojë liberalizimin e vizave. Edhe sot e përsëriti këtë zotim: Me qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Europën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook më 30 maj. Por, këtë deklaratë vetë Harainaj e ka modifikuar. Ai në Rubikon të KTV-së ka treguar se me ardhjen e tij në qeveri, do të krijojë një komision tjetër vlerësues për demarkacionin dhe do të nisë negociata me Malin e Zi. Pas nisjes së negociatave siç u shpreh ai “..do t’u shkruaj menjëherë qeverive të BE-së që e kemi një proces të ri, i cili do të ketë epilog dhe do t’ju them ju lutem lëvizni me vendimin e juaj për heqjen e vizave”. E premtim për liberalizim të shpejtë të vizave kishte dhënë edhe Arban Abrashi, kandidat i LDK-së për deputet dhe zëdhënës i qeverisë në detyrë, Ai kishte thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda 90 ditëve. Ndërkohë eurodeputetja Tanja Fajon ka kërkuar nga liderët që të mos premtojnë datë për liberalizimin e vizave. “Premtimi i datës më duket… shumë i papërgjegjshëm … dhe do t’u thosha politikanëve të Kosovës që të përmbahen nga premtime të tilla, sepse kur bëjmë premtime si politikanë, njerëzit presin që ne t’i mbajmë ato dhe ata do të na gjykojnë për atë” tha ajo. http://kallxo.com/tanja-fajon-mos-premtoni-data-per-liberalizim-te-vizave/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software