About: http://data.cimple.eu/claim-review/34fc9a4c2c72497a3ab917ec9cce35466a2ba394f2bb1fec871b71c9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Glauk Konjufca nuk është trajtuar në QKUK Deklarata Konjufca nuk shkoi në QKUK për trajtim pas lëndimit të këmbës Vlerësimi Rrenë Artikulli i publikuar në Klan Kosova dhe në Gazetën Metro me titull “Konjufca nuk shkoi në QKUK për trajtim pas lëndimit të këmbës” është i rremë. Ortopedi Blerim Qosja, i cili ka qenë mjek kujdestar në ditën kur është lënduar Konjufca, ka thënë se e ka trajtuar Konjufcen në QKUK pasi i njëjti kishte lëndim të gjurit. I njëjti informacion është konfirmuar edhe nga drejtori i Ortopedisë, Gani Jashanica. Artikulli Në portalin “Klankosova.tv”, më 6 tetor 2022 është publikuar një artikull me titullin “Konjufca nuk shkoi në QKUK për trajtim pas lëndimit të këmbës”. Informacionin e njëjtë duke cituar Klan Kosovën e ka publikuar edhe portali Gazeta Metro dhe faqja e internetit “ngjarja.press” me datën 6 tetor 2022. Në të njëjtën ditë, kjo përmbajtje u shpërnda edhe në faqet e “Facebook-ut”, Gazeta Metro dhe Ngjarja Plus. Në artikull thuhet se kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ka shkuar për të marrë tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas lëndimit që kishte pësuar në këmbë. Në artikull Klan Kosova nuk ka cituar ndonjë deklaratë nga QKUK-ja apo mjekët kujdestar, ndërsa lajmin e ka bazuar në “burime brenda Emergjencës dhe Klinikës së Ortopedisë”. Ky informacion u demantua nga shefi i kabientit të kryekuvendarit, Ilir Kërçeli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falenderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”- ka shkruar Kërçeli duke bashkangjitur linkun e lajmit të Klan Kosovës me titullin “Konjufca nuk shkoi në QKUK për trajtim pas lëndimit të këmbës”. KALLXO.com ka biseduar me ortopedin Blerim Qosja, i cili ka qenë mjek kujdestar në ditën kur është lënduar Konjufca. “Po, është trajtuar në QKUK, në Ortopedi. Unë kam qenë kujdestar dhe e kam trajtu. Gjurin e ka lënduar”- u shpreh Qosja, në një deklarim për KALLXO.com. Gjithashtu edhe drejtori i Ortopedisë, Gani Jashanica ka bërë të ditur për KALLXO.com se mjeku Blerim Qosja, dhe nga i cili tha se e mori vesh sot [7 tetor]. “Po, Blerim Qosja e kish kontrollu, nuk e ka bë të madhe, sot [7 tetor] fola me të [Blerim Qosajn] më tha që e ka kontrollu dhe i’a ka shkru një raport edhe se ka bë të madhe hiç”- tha Jashanica. Mimoza Kusari, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar më 7 tetor 2022 se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk do të jetë në gjendje për ta drejtuar institucionin për shkak të një lëndimi fizik që ka marrë. “Kryetari i Kuvendit prej sot e 10 ditë tjera nuk do të jetë në Kuvend, në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore. Kryetari ka pasë një lëndim fizik mbrëmë dhe për këtë arsye me rekomandimin e mjekut duhet të qëndrojë në shtëpi që të ketë rikuperim të këmbës”– tha ajo.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software