Ilustrim i rremë për shpëtimin e një gruaje në një aksident
Deklarata
Gruaja që po vdiste shpëtohet nga një qen i pastrehë pas aksidentit ai e tërhoqi atë… (VIDEO)
Vlerësimi
Me kos
Ilustrimi i artikullit “Gruaja që po vdiste shpëtohet nga një qen i pastrehë pas aksidentit ai e tërhoqi atë… (VIDEO)” është i manipuluar. Fotografia në të cilën shihet një aksident dhe një grua duke u tërhequr nga një qenë është e fabrikuar. Në artikull nuk është bashkangjitur videoja që e fakton titullin “se gruja është tërhequr nga një qen”.
Artikulli
Më 3 janar 2024 faqja Live News (arkive) publikoi një artikull për një aksident trafiku i cili është ilustruar me një grua jashtë makinës dhe një qen afër saj.
Artikullit i është vënë titulli “Gruaja që po vdiste shpëtohet nga një qen i pastrehë pas aksidentit ai e tërhoqi atë… (VIDEO)”.
Krypometër, përmes kërkimit në “Google Lens” ka gjetur se fotografia e përdorur në këtë artikull është e manipuluar, pasi fotografia reale (arkive) është publikuar në gusht 2020 në Sacramento të Kalifornisë.
Në fotografinë e publikuar në “Live News” (arkive) shihet se imazhi i gruas në rrugë dhe qenit është bërë montazhë, pasi në fotografinë reale nuk janë.
E njëjta foto nga ky aksident është përdorur edhe në faqe tjera ku flitet për aksidente rrugore e statistika për vdekjet në rrugë.
Krypometër ka verifikuar nëse në artikullin e publikuar është bashkangjitur video që tregon gruan duke u tërhequr nga një qen.
Në artikull është bashkangjitur një video e publikuar në Youtube, në të cilën nuk janë paraqitur pamjet e qenit duke e tërhequr një grua, por vetëm tregohet ky tregim.