About: http://data.cimple.eu/claim-review/35531a498c1ab7a36bc51e087b536cbe233fd9160b9039b2cf5c5a10     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendime të pabazuara se lëngu i lakrës e shëron ulcerën Deklarata LENGU QE SHERON ULCEREN NE 10 DITE Vlerësimi Me kos Në artikullin me titull “LENGU QE SHERON ULCEREN NE 10 DITE!”- janë dhënë përfundime të paprovuara shkencërisht. Në këtë artikull pretendohet se ulcera shërohet për vetëm 10 ditë, duke konsumuar lëngë të lakrës, mirëpo gastrologët alarmojnë që pacientët të cilët kanë probleme të tilla të konsultohen me profesionistë për të marrë tretmane, bazuar në protokolet shëndetësore, të provuara shkencërisht. Gastrologu Visar Zekaj ka thënë se ndonëse është i shëndetshëm lëngu i lakrës për shërimin e ulcerave, rekomandohen medikamente. Gastrologu Mead Ramadani ka thënë se është shumë e rëndësishme të diagnostifikohen dhe trajtohen sa më herët ulcerat, për të shmangur komplikimet e mundshme, si përforcimi i stomakut ose zorrëve. Artikulli Më 24.01.2025, faqja në Facebook Shendeti (arkiva) ka publikuar një lajm për shërimin e ulcerës. “LENGU QE SHERON ULCEREN NE 10 DITE!”- shkruan në titullin e këtij artikulli. Kur klikon mbi këtë link të dërgon te shiko.neës (arkiva) me të njëjtin titull. “LENGU QE SHERON ULCEREN NE 10 DITE! Nuk humbni asgje te provoni kete terapi e cila ka shume evidenca shkencore qe e mbeshtesin: 1 liter leng lakre/dite per 10 dite rrjesht mund te sheroje ulceren ne meyre te mahnitshme! Kjo ne saje te perberesit “S-methylmethionine” ose ndryshe e quajtur vitamina U! Pervec ketij perberesi kurativ, lakra permban ne sasi te perqendruar amino-acidin glutamine i cili ndihmon rigjenerimin e qelizave ne siperfaqen e brendshme te stomakut! Lakra duhet shtrydhur sic eshte e fresket, nese doni ti permiresoni shijen, kombinojeni me pak leng dardhe pasi edhe dardha vepron kenaqshem kunder ulceres se stomakut. Provojeni dhe me thoni.”- shkruan në këtë artikull. Për këtë pretendim Krypometër ka kontaktuar me gastrologun Visar Zekaj, i cili ka thënë se ndonëse është i shëndetshëm lëngu i lakrës, për shërimin e ulcerave rekomandohen medikamente. “Lëngu i lakrës është i shëndetshëm për stomakun, por te ulcerat duhet praktikuar medikamentet e rekomanduara të Shoqatës së gastroenterologëve dhe nuk guxojmë të bazohemi në mjekësi popullore për trajtim efikas. Në mjekësi duhet t’u përmbahemi rekomandimeve mjekësore për trajtimin e ulcerave dhe pezmatimeve të traktit digjestiv, andaj ne nuk përshkruajmë mjekësi popullore për trajtim të këtyre problemeve.”- ka thënë Zekaj. Edhe gastrologu Skender Telaku ka thënë se mjekësia moderne nuk e njeh këtë metodë të trajtimit të ulcerës. “Unë nuk e praktikoj, dhe as mjekësia moderne nuk e aplikon këtë metodë të trajtimit të ulcerës.”- ka thënë Telaku. Ai ka thënë se është esenciale që pacientët të paraqiten te profesionistët, në mënyrë që të përshkruhen edhe ilaçet e duhura dhe të vërtetohen shkaktarët e ulcerës, në mënyrë që të eliminohen komplikimet e tjera shëndetësore. Çka është ulcera? Gastrologu Mead Ramadani ka shkruar në profilin e tij në Facebook (arkiva), se ulcerat e stomakut janë plagë të thella që formohen në shtresën e brendshme të stomakut ose në pjesën e parë të zorrëve të holla. “Këto plagë mund të shkaktojnë: dhimbje të mprehtë dhe djegie në lukth, humbje oreksi, humbje peshe, vjellje me gjak, jashtëqitje me ngjyrë të zezë etj. Disa nga faktorët që mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e ulcerave janë: infeksioni me helicobacter pylori, përdorimi i duhanit, stresi, ushqimi jo i shëndetshëm, përdorimi i ilaçeve si NSAID (antiinflamatorët jo steroid) dhe aspirina, faktorët gjenetik etj.”- ka shkruar (arkiva) Ramadani. Ai ka shtuar se është shumë e rëndësishme të diagnostifikohen dhe trajtohen sa më herët ulcerat, për të shmangur komplikimet e mundshme si përforcimi i stomakut ose zorrëve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software