About: http://data.cimple.eu/claim-review/3586a6cea7ab6a89978ed349778b42dd597f8314deddd6c71ec24cf7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titull i pambështetur në fakte për “skenarin e Vuçiqit për veriun” Deklarata Ky eshte skenari i Vuçiq per Veriun qe dështoi Vlerësimi Me kos Në titullin “ky eshte skenari i Vuçiq per Veriun qe dështoi” janë dhënë përfundime, për të cilat në artikull nuk janë ofruar fakte. Në artikull nuk është dhënë asnjë dëshmi që e mbështetë konstatimin se kishte skenar për veriun. Në artikull është një pjesë e tekstit në gjuhën serbe, e cila fillimisht ishte publikuar në vitin 2018. Artikulli Më 26 dhjetor 2022 faqja e internetit web.news34posts.com ka publikuar një artikull me titull: “Ky eshte skenari i Vuciq per Veriun qe dështoi”. Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja Lajme Origjinale më 27 dhjetor 2022 dhe nga faqja Estrada Shqiptare më 27 dhjetor 2022. Ky plan i Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për veriun e Kosovës që përmendet në titull nuk gjendet në asnjë pjesë të artikullit. Në pjesën e parë të artikullit është publikuar një paragraf në gjuhën serbe. Artikulli më pas vazhdon në gjuhën shqipe, dhe i njëjti ka shumë gabime gjuhësore të qëllimshme. Pra, brenda këtij artikulli nuk ka asnjë informacion për skenar, e po ashtu nuk citohet asnjë burim i informacionit për këtë skenar. Ky është shkrimi i plotë në artikull: “Serbia u përpoq seriozisht t’ia vë zj.ar.rin veriut të Kosovës të dielën natën. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sikur kishte paral.ajm.ëruar për këtë të mërkurën e javës së kaluar. Por pl.ani dë.shtoi. Për fa.t askush nuk u lë.nd.ua nga disa të shtëna. Megjithatë, në Beograd ins.ist.ojnë në sy.ni.min për t’i fr.yr.ë te.nsi.onit në atë pjesë të Kosovës, aq sa sit.uat.a të shpër.th.ejë në dh.unë.Pasi bar.rik.ad.at e vendosura në veri të Kosovës po qëndrojnë të paprekura prej kur u vendosën dhe te.nsi.onet u ngri.tën edhe më shumë, mungon ende diçka për të shpë.rth.yer dh.una. Këtë duket se po e kërkon ser.ioz.isht Beogradi”. Kjo pjesë e artikullit është marrë nga një shkrim i shpërndarë në disa media, por duke iu hequr pjesët kryesore në atë mënyrë që lexuesve i është servuar një lajm gjymak dhe me konstatime të pambështetura.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software