schema:text
| - Pamjet nga filmi prezantohen rrejshëm si pamje nga lufta në Çeçeni
Deklarata
Në vitin 1999 rusët bombarduan dhe vranë popullin çeçen, tash në vitin 2022, çeçenet ne mbrojtjen e Rusëve
Vlerësimi
Rrenë
Pamjet janë nda nga filmi me emrin “Kërkimi” (“The Search”), i cili është i publikuar në kanalin YouTube në mars të vitit 2021 dhe është i gjatë 2 orë e 14 minuta. Pamjet të cilat tregojnë disa vrasje të disa personave duken xhirime amatore, por në faktë janë të inskenuara dhe personat që janë pjesë e pamjeve janë aktorë. Njëri nga aktorët që shfaqet në video është Maxim Zapisochny.
Artikulli
Pamjet e një filmi të vitit 2014 në rrjete sociale u prezantuan si pamje të një lufte në Çeçeni nga viti 1999 nga Portali “AlbaPress”.
Madje, ky portal i jep kontekst pamjeve të publikuara, duke thënë se “në vitin 1999 rusët bombarduan dhe vranë popullin çeçen, tash në vitin 2022, çeçenet ne mbrojtjen e Rusëve”, thuhet në përshkrimin e videos që është marrë nga një film.
Por, pamjet janë nda nga filmi me emrin “Kërkimi” (“The Search”), i cili është i publikuar në kanalin YouTube në mars të vitit 2021 dhe është i gjatë 2 orë e 14 minuta.
Pamjet të cilat tregojnë disa vrasje të disa personave duken xhirime amatore, por në faktë janë të inskenuara dhe personat që janë pjesë e pamjeve janë aktorë. Njëri nga aktorët që shfaqet në video është Maxim Zapisochny.
Prej kur nisi lufta në Ukrainë, shumë lajme dhe dezinformata u publikuan në mediat në Kosovë.
Kështu, video të rrejshme, të marra nga video-lojërat online u prezantuan si pamje nga luftimet mes rusëve dhe ukrainaseve.
Lajme të rreme u publikuan edhe duke përdorur fotografi të vjetra.
Një përmbledhje më të gjatë mbi rrenat mediale mbi luftën në Ukrainë, mund ta gjeni KËTU.
www.kallxo.com
|