Rrena për dorëzimin e armëve nga policët në Jarinjë
Deklarata
Zyrtarë policorë serbë në Jarinjë dorëzojnë a rmët dhe rripat me pajisje të policisë
Vlerësimi
Me kos
Artikulli i publikuar më titull “Zyrtarë policorë serbë në Jarinjë dorëzojnë a rmët dhe rripat me pajisje të policisë” është i rremë në ditën kur është publikuar. Në muajin shkurt të këtij viti, zyrtarët policor në pikën kufitarë në Jarinjë nuk i kanë dorëzuar armët. Aktualisht Policia e Kosovës është në proces të rekrutimit të policëve të rinjë për t’i zëvendësuar ata që ishin dorëhequr në fund të vitit të kaluar.
Artikulli
Më 2 shkurt 2023 faqja e internetit “Exclusive Albania Today” publikoi një artikull me titull “Zyrtarë policorë serbë në Jarinjë dorëzojnë a rmët dhe rripat me pajisje të poIicisë”.
I njëjti informacion është shpërndarë edhe në faqe tjera në Facebook, si: “Ta bëjmë Shqiperine”, “Kronika Sot”, “Explorer Shqip”, “Info Ditore”, “Feja Islame”, “Rrotull Al”, “Dardanët Sot”.
Në fillim të muajit shkurt të vitit 2023 nuk ka pasë dorëzim të armëve nga zyrtarët në Jarinjë.
Zyrtarët policorë serbë në pikën kufitare në Jarinjë kanë dorëzuar detyrën dhe armët më 6 nëntor 2022, e jo si është raportuar në këtë publikim.
Deri tek ky veprim kishte ardhur si shkak i largimit të serbëve nga institucionet në katër komunat në veri të vendit në shenjë kundërshtimi për shqiptimin e gjobave lidhur me tabelat ilegale të makinave që lëshohen nga qeveria e Serbisë.