About: http://data.cimple.eu/claim-review/369810edac4e74da8b7686c14991157fc1e668451be1494780914fe6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar për Sami Lushtakun Deklaratamedia Vlerësimi Rrenë Postimi me përmbajtjen vizuale në të cilën Sami Lushtaku shihet duke tërhjekur një thes me dollarë është i rremë. Krypometër ka konstatuar se video është e manipuluar dhe Lushtaku nuk ka fotografi të tillë. Artikulli Më 7 shtator 2023 profili në Facebook “Sija Aldi Sera Durmishi” postoi një video në grupin publik “>>Qeveria Kurti ll, 22 Mars 2021<<” në të cilin shihet nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Videoja e publikuar shoqërohet me një këngë në prapavijë duke prezantuar Lushtakun si milioner ndërsa, vetë Sami Lushtaku shihet duke tërhequr një thes me logon e monedhës dollar. Krypometri më 12.09.2023 verifikoi se përmbajtja në këtë video material është e manipuluar. Fillimisht, Krypometri kontrolloi në googleimage nëse një fotografi e tillë është shpërndarë, mirëpo të dhënat tregojnë se një përmbajtje e tillë reale nuk është fotografuar asnjëherë. Për të verifikuar tutje nëse materiali është i vërtetë, Krypometri ka kontaktuar me z. Lushtaku. Në emër të tij, për vërtetësinë e këtij materiali është deklaruar Amir Lushtaku, shef i zyrës për media në komunën e Skenderajt ku Lushtaku është nënkryetar. “Kjo video është një monazhë e cila është krijuar nga individ apo grupe qëllimi i të cilave është dëmtimi i imazhit dhe personalitetit të zotit Lushtaku”– ka thënë Amir Lushtaku më 12.09.2023 për Krypometër. “Video në fjalë është montazh dhe lajmi është i rremë prandaj do të bëjmë përpjekje që faqe të tilla që përhapin propagandë me lajme të rreme të bëhen report dhe të mbyllen tërësisht!”– deklaroi tutje Lushtaku. Falsifikimi i videomaterileve është i ndaluar me kodin e etikës së mediave.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software