About: http://data.cimple.eu/claim-review/36b12b0676fa4e3d34dd6d2311977d721ab9164dbc46c00eaea7d189     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar e Ramush Haradinajt Deklarata O Albin o djali jonë Vetëvendosja qysh po të shkon Vlerësimi Rrenë Është e fabrikuar video në të cilën shihet kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj duke kënduar “O Albin o djali jonë Vetëvendosja qysh po të shkon”. Kjo video është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale duke përdorë një fotografi të kryetarit të AAK-së dhe kandidatit për Kryeministër, Ramush Haradinaj, të realizuar pas votimit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Haradinaj është kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Artikulli Më 28.13.2024, një faqe në Facebook (arkiva & arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet anëtari i kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Faqja pretendon se Haradinaj thot “O Albin o djali jonë Vetëvendosja qysh po të shkon”. Për të verifikuar këtë video, Krypometër ka analizuar materialin në fjalë dhe ka vërejtur se zëri është shkëputur nga një video me përmbajtje satirike nga grupi humoristik Stupcat, me emër “Stupcat – Gëzuar Pavarësia 2006”. Krypometri ka kontrolluar vërtetësinë e videos duke gjetur se është përdorë një fotografi e Ramush Haradinaj e publikuar fillimisht në BBC në autorsinë e Reuters, e cila pas përdorimit të AI (Inteligjencës Artificiale) është kthyer në video material. Sipas të dhënave në internet, kjo fotografi është shkrepur më 11.06.2017, derisa Haradinaj ishte duke votuar në zgjedhjet parlamentare të mbajtura atë ditë në Kosovë. Krypometër po ashtu ka gjetur një tjetër fotografi të ngjashme në profilin i tij zyrtar i tij në rrjetin social “X” të publikuar më 11.06.2024. Krypometër ka kontrolluar edhe kronika të publikuara në media. Në kronikën e Radio Televizionit të Kosovës, të publikuar më 11.06.2017, shihet Haradinaj duke votuar, por nuk dëgjohet duke deklaruar atë që pretendohet në videon e montuar. Ndërsa në videon e publikuar në Indeksonline, jashtë qendrës së votimit Haradinaj ka deklaruar “Sapo votova, unë edhe Anita. I bëj thirrje shqiptarëve të votojnë. Vota juaj ka rëndësi, ky votim i sotëm e ka peshën katër vite”. Kjo deklaratë që i mvishet Haradinajt është publikuar pak ditë para hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 09.02.2025. Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Si kandidat për kryemintër, Haradinaj ka dhënë disa premtime për raportet me aleatët e Kosovës, mirëqenien e qytetarëve e rritjen e pagave. Ai tha se në qeverisjen e tij nuk do të ketë pagë mesatare nën 1 mijë euro. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumit Intelektual E-30 kanë lidhur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software