About: http://data.cimple.eu/claim-review/37aa9ba20fadeb3273a872c5fdc3adc463724ff08b659b4a5963ce70     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Materiali i fabrikuar për tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Graçanicë Deklarata Tubimi i Albin Kurtit në Graqanic!! Vlerësimi Rrenë Videoja dhe përshkrimi i saj “Tubimi i Albin Kurtit në Graqanic!!” janë të rreme. Pamjet e paraqitura nuk janë nga tubimi i Vetëvendosjes në Graqanicë, por janë nga tubimi elektoral i kësaj partie në Han të Elezit. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka thënë se përveç pamjeve edhe fjalimi që paraqitet në videon e faqes “Aleanca Ash” janë të fabrikuara. Artikulli Më 4 korrik 2020 në faqen në Facebook “Aleanca Ash” është publikuar një video me përshkrimin “Tubimi i Albin Kurtit në Graqanic!!”. Kjo video është shpërndarë 2,600 herë deri më tash, ndërsa në tre muajt e fundit është shpërndarë 326 herë. Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se videoja në fjalë është e fabrikuar. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja nuk e ka mbajtur një tubim të tillë në Graçanicë dhe se pamjet janë marrë nga një tubim të mbajtur në Han të Elezit. “Kjo video është montazh dhe kësisoj lajm i rremë mbi një tubim të LV-së në kuadër të zgjedhjeve lokale që është mbajtur në Han të Elezit”- ka thënë Mangjuka. Krypometri ka gjetur se pamjet që janë përdorë në këtë video të shpërndarë nga faqja “Aleanca Ash” janë marrë nga tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Han të Elezit për zgjedhjet lokale të 2013-es. Manxhuka ka thënë se përveç pamjeve edhe fjalimi që paraqitet në videon e faqes “Aleanca Ash” janë të fabrikuara. Në videon e faqes “Aleanca Ash” janë paraqitur disa pamje që tregojnë flamuj të Serbisë në një sallë, por ato pamje nuk janë nga tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Han të Elezit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software