Ripublikohet lajmi i vjetër për aksidentimin e 3 vjeçares në Itali
Deklarata
Tragjike! U largua nga dora e nënës sapo doli nga shkolla, 3-vjeçarja shqiptare përplaset nga makina
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Tragjike! U largua nga dora e nënës sapo doli nga shkolla, 3-vjeçarja shqiptare përplaset nga makina” është i rremë. Vdekja e 3 vjeçares si pasojë e aksidentit ka ndodhur me 30 maj 2022, e jo si është raportuar më 21 prill 2023.
Artikulli
Më 21 prill 2023 faqja e Facebook-ut “Gazeta Online” ka shpërndarë një artikull me titull: “Tragjike! U largua nga dora e nënës sapo doli nga shkolla, 3-vjeçarja shqiptare përplaset nga makina”.
I njëjti artikull është publikuar edhe nga faqja e internetit fakti.viralnews40.com dhe në faqen “Gazeta 7”.
“Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë pas mbarimit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Itali”- thuhet në artikullin e publikuar më 21 prill 2023.
Por, ky informacion është i rremë, pasi më 21 prill 2023 nuk është aksidentuar për vdekje fëmiu 3 vjeçar.
Një fëmijë 3 vjeçar ka vdekur si pasojë e aksidentit më 30 maj të vitit 2022.