About: http://data.cimple.eu/claim-review/38676491ef85c882445cf9ca5bae7946038298a49fb2cbea63142692     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Facebook Rrena për asfaltimin e rrugës Junik – Gjocaj Deklarata Agron Kuçi: “Rruga Junik – Gjocaj, ju garantoj që në qershor të vitit të ardhshëm (2018) do të filloj asfaltimi. (Kur ka me u kry?). Po në këtë vit”, kishte thënë Kuçi përballë Jeta Xharrës në “Debat Përnime”. Vlerësimi Rrenë Kryetari i Komunës së Junikut nuk e ka mbajtur fjalën për fillimin e asfaltimit të rrugës Junik- Gjocaj. Ai kishte premtuar se asfaltimi i kësaj rruge do të fillonte në muajin qershor. E në fakt, për këtë rrugë ende nuk janë përfunduar procedurat e prokurimit. Artikulli Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi kishte premtuar se në qershor të këtij viti do të fillonte asfaltimi i rrugës Junik – Gjocaj. “Rruga Junik – Gjocaj, ju garantoj që në qershor të vitit të ardhshëm (2018) do të filloj asfaltimi. (Kur ka me u kry?). Po në këtë vit”, kishte thënë Kuçi përballë Jeta Xharrës në “Debat Përnime”. Komuna e Junikut ka thënë se aktiviteti i prokurimit me titull, ‘Asfaltimi i rrugës Junik – Jasiq – Gjocaj’, është përmbyllur me datën, 30.05.2018, me ‘Njoftimin për Dhënien e Kontratës dhe shpalljen e fituesit. Mirëpo, ky aktivitet është pezulluar pasi komuna ka marrë ankesë nga operatori ekonomik “Joos & Krasniqi – Baze” , i cili ka dorëzuar ankesën edhe në OShP. “Dhe me vendimin e tyre aktiviteti i prokurimit në fjalë është pezulluar deri në një vendim të marrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit”, thuhet në përgjigjen e komunës së Junikut. Me 18 korrik në faqen zyrtare të OShP-së është publikuar mendimi i ekspertit në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit. “Duke u bazuar në sqarimet e cekura në ekspertizë, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim”, thuhet në mendimin e ekspertit. Agron Kuçi është zgjedhur për të tretën herë në krye të komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluara me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software