About: http://data.cimple.eu/claim-review/391fb8b2ee33f9e0564f1e9dc72efededa292a38302620edef5f82a8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nuk kishte thirrje “Albin Baba” në tubimin e LDK Deklarata “Qka po ndodh? Edhe kjo i ndodh Lumirit. Albin Baba” Vlerësimi Rrenë Video e shpërndarë me mbishkrimin “Qka po ndodh? Edhe kjo i ndodh Lumirit. Albin Baba”- është e manipuluar. Në videon reale pas fjalimit të kandidatit për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka pasur thirrje “Albin baba”- si pretedohet në këtë video. Pas fjalimit të Abdixhikut, turma ka brohoritur “Lumiri, Lumiri…”. E, thirrjet “Albin baba” janë marrë nga tubimet elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje. Artikulli Më 26.01.2025, faqja në Threads Tv_Teuta (arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet kandidati për Kryeministër dhe njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë një tubimi zgjedhor. Në video pretendohet se gjatë fjalimit të Abdixhikut në tubim, turma ka brohoritur “Albin Baba”. “Qka po ndodh? Edhe kjo i ndodh Lumirit. Albin Baba”- është vendosur mbishkrimi në video. I njëjti material është shpërndarë edhe në Facebook (arkiva dhe arkiva). Për të verifikuar vërtetësinë e kësaj videoje, Krypometër përmes kërkimit të fotografive në internet Google Lens ka gjetur videon origjinale gjatë një tubimi të LDK në Shkollën Fillore “Gjergj Fishta”, në Prishtinë. Gjatë këtij tubimi Abdixhiku shprehet se LDK tashmë është ngritur në këmbë. “Ju falënderoj shumë nga zemra për këtë pritje madhështore Prishtina II, Prishtina më e mira. Më duhet të them se kam emocion të jashtëzakonshëm të jem këtu, në këtë Shkollë, në këtë Sallë. Po kthehemi pas gjashtë vjetëve në ‘Gjergj Fishtë’. Emocion i veçantë, sepse gjashtë vjet më parë ishim mbledhur në korridor, e tash jemi plot në Sallë, plot në korridor, plot edhe në oborr e në rrugë. Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritë në këmbë tashmë.”- ka thënë Abdixhiku më 23.01.2025. Kjo deklaratë është pasuar me brohoritje nga turma me thirrjet “Lumiri, Lumiri, Lumiri” dhe më pas me fjalët “O Lumir ti ku je- krejt Kosovën këtu e ke”. Në asnjë sekuencë të kësaj videoje dhe të këtij takimi nuk dëgjohen brohoritje “Albin Baba”, si pretendohet nga llogaria në Facebook. Thirrjet “Albin baba” janë shkëputur nga tubimet elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje (shih, këtu: nga min 8:50). Ky pretendim është publikuar pikërisht në kohën e fushatës elektorale, me ç’rast partitë po zhvillojnë tubime nëpër Komunat e Kosovës. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është kandidat për Kryeministër në Zgjedhjet e 09.02.2025. Data e Zgjedhjeve është caktuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e këtyre Zgjedhjeve. Lumir Abdixhiku u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës në vitin 2017. Në Zgjedhjet e po atij viti ai ishte një ndër deputetët më të votuar të LDK, duke mbledhur 28,991 vota. Në Zgjedhjet e 2019 ai kishte fituar 29,531 vota, kurse në Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 Abdixhiku fitoi 25,267 vota. Në mandatin e parë të tij si Deputet, Lumir Abdixhikut iu besua detyra e Kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Në vitin 2019 Abdixhiku u zgjodh anëtar i Kryesisë së LDK. Në vitin 2020 Abdixhiku shërbeu si Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës. Më 14.03.2021 Abdixhiku u zgjodh Kryetar i LDK. Ai u zgjodh në raundin e parë duke mbledhur 191 vota. Abdixhiku u rizgjodh sërish Kryetar i LDK, më 19.11.2023 kur i mori votat unanime të delegatëve. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vënë në pah se në diasporë jetojnë rreth 550 mijë kosovarë. Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje– sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike. Prej tyre 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software