About: http://data.cimple.eu/claim-review/39386734d259e0c9e040cab8a87adc41fbf5ef4cb402c8bd0d7bcecf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena mediale se Edi Rama e përgjoi telefonin e Albin Kurtit Deklarata KJO NUK PRITEJ – Edi Rama Ka Përgjuar Në Telefon Albin Kurtin !!! Vlerësimi Rrenë Ky lajm nuk është i vërtetë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i ka demantuar këto raportime, duke thënë se janë të pavërteta. Artikulli Në fund të muajit maj në disa portale dhe profile në “Facebook” ka qarkulluar një lajm se telefoni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është përgjuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në disa uebfaqe apo portale, për të cilat nuk dihet se kush janë pronarët dhe gazetarët, kanë raportuar për një lajm të tillë. “Përveç miliona qytetarëve shqiptar që janë përgjuar, në listën e përgjimeve gjendet edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Patronazhistët e kryeministrit Edi Rama, kanë përgjuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, pasi që dihet se ky i fundit ka edhe shtetësinë e Shqipërisë”, thuhet në njërin nga raportimet e këtyre mediave online. Titulli i këtij raportimi është “KJO NUK PRITEJ – Edi Rama Ka Përgjuar Në Telefon Albin Kurtin !!!”. Ky informacion i cili ka qenë i publikuar në disa uebfaqe të tilla nuk është i vërtetë dhe nuk është konfirmuar nga asnjëra palë. Këto raportime i ka demantuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Këto raportime janë të pavërteta”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Qeverisë. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software