About: http://data.cimple.eu/claim-review/39593dc81f0a680e7fd633527bce1a09de9e103ee5f3af64dc92403f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se gruaja e vrarë në Pejë kishte dhuruar 50 euro për tërmetin në Shqipëri Deklarata Gjyljeta Ukella e vrarë nga burri i saj në Pejë dikur kishte dhuruar 50 euro për tërmetin në Shqipëri Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos “Gjyljeta Ukella e vrarë nga burri i saj në Pejë dikur kishte dhuruar 50 euro për tërmetin në Shqipëri” është i rremë. Gjyljeta Ukella nuk i kishte dhuruar 50 euro për Shqipërinë përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në një emision në Televizionin Klan Kosova. Gruaja që i kishte dhuruar 50 euro ishte Gjyljeta Devolli. Ajo këtë e kishte konfirmuar në një emision në Televizionin Klan Kosova, si dhe me një postim që ka bërë në Facebook. E kontaktuar nga Krypometër, Gjyljeta Devolli ka thënë se përshkimi i videos së bërë në rrjetet sociale është i rremë. Artikulli Më 16.04.2024, faqja në Facebook, “Kaçaniku 05” (arkiva) ka publikuar një video me mbishkrimin “Gjyljeta Ukella e vrarë nga burri i saj në Pejë dikur kishte dhuruar 50 euro për tërmetin në Shqipëri”. Në këtë video që është marrë nga emisioni ‘Ndrrimi i natës’ në Klan Kosova që kishte organizuar një fushatë për të ndihmuar Shqipërinë pas termetit të vitit 2019. Në këtë video dëgjohet zëri i një gruaje e cila thotë “Jam Gjyljeta nga Peja, për këtë rastin që ka ndodh në Shqipëri, unë jam e sëmurë prej kancerit, dëshiroj 50 euro me i dorëzu”. Faqja në Facebook ka pretenduar se gruaja që ka folur në këtë emision është Gjyljeta Ukella, gruaja nga Peja e cila është vrarë më 16.04.2024. E njëjta video me ketë përshkrim është publikuar edhe në faqet tjera në Facebook, “Kaçaniku me rrethinë”(arkiva), “Ku me shku n’Ferizaj?”(arkiva). Krypometër, përmes kërkimeve në postimet e bëra nga Televizioni Klan Kosova, ka gjetur se gruaja e cila dëgjohet në këtë video nuk është Gjyljeta Ukella, por është një person tjetër që quhet Gjyljeta Devolli. Më 27.11.2019 në emisionin “Ndrrimi i natës”, ishte transmetuar intervista Gjyljeta Devollit, e cila kishte telefonuar për të dhuruar 50 euro për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri. Përmes kërkimeve në Facebook, Krypometër ka arritur të gjejë profilin e Gjyljeta Devollit. Kjo e fundit ka bërë një postim në Facebook (arkiva) ka njoftuar se gruaja që dëgjohet në këtë video është ajo. Ajo ka thënë se do të denoncojë portalet që e kanë vendosur videon e saj duke pretenduar se është Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra më 16.04.2024. Krypometër më 18.04.2024 ka kontaktuar me Gjyljeta Devollin, e cila ka thënë se video e saj është keqpërdorur. “Unë jam Gjyljeta Devolli, unë aty jam tu fol, nuk është Gjyljeta Ukella. Kur e kam pa jam çuditë. Unë jam qajo që kam thirrë, që i kam dhuru 50 euro kur është bë tërmeti në Shqipëri, kjo punë i ka katër vjet. Nuk e di çka kanë bërë.”- ka thënë ajo për Krypometër. Gjyljeta Ukella dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 16.04.2024 në Pejë. Gjykata e Pejës ka caktuar një muaj paraburgim për Edmod Lajqin, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen Ukelles.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software