About: http://data.cimple.eu/claim-review/395e7e1a8dea48323525ba356f3548ab8041822f590a9b307652db6c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena që Valdrin Sahiti është në paraburgim në Turqi Deklarata Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi” është i rremë. Valdrin Sahiti nuk ndodhet aktualisht në paraburgim. KALLXO.com ka komunikuar përmes një video-lidhje dhe e ka konfirmuar se i njëjti nuk është në paraburgim. Ai është lajmëruar nga një dhomë e hotelit dhe ka thënë se aktualisht gjendet ne Dubai. Artikulli Më 14 prill 2023, portali “Paparaci.com” ka publikuar një artikull me titull “Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi”. Paparaci.com, duke iu refuar disa dokumenteve të autoriteteve turke të policisë, ka pohuar se stilisti nga Kosova me pasaportë diplomatike, Valdrin Sahiti, është ndaluar nga forcat e rendit në aeroportin e Stambollit të mërkurën dhe ndodhet në paraburgim. “Aktualisht, stilisti shqiptar ndodhet nën masën e paraburgimit në Stamboll, tregon dokumenti, raporton Paparaci” – thuhet tutje në lajmin e publikuar. Lajmi i njëjtë është ripublikuar edhe nga “Gazetaexpress.com” me titull “Paparaci: Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi”, duke e cituar pjesën tjetër të lajmit ashtu si e ka publikuar portali “Paparaci”. Lajmi i njëjtë është publikuar edhe nga disa faqe në rrjetin social Facebook me mbishkrimin “Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi”. Faqet që e publikuan lajmin e rremë për paraburgimin e Valdrin Sahitit janë: Istogu Channel, PRESSonline, Gazeta Enigma, Gazeta Bota Sot, Enigma +, Front Online, Telegrafi Magazina, Demokracia, Tetova1, Infoalb, INTERLAJMI, Gazeta Stop, Bota Sot, Kosova Report, Konkrete, Periskopi +. Por, pas verifikimit të këtij lajmi, del të jetë se kreatori i modës nga Kosova, Valdrin Sahiti aktualisht nuk është në paraburgim. KALLXO.com ka realizuar një videolidhje me Valdrin Sahitin dhe avokatin e tij, Besnik Berisha. Sahiti në këtë videolidhje ka thënë se gjendet në hotel, në Dubai. “Po, aktualisht jam në Dubai, si po e shihni jam në hotel. Këtu kam edhe bashkëpunëtorët e mi” – tha Sahiti. Ai është paraqitur në video nga një dhomë e hotelit dhe në prapavijë shihet edhe qyteti, ndërsa në dhomë është parë edhe një bashkëpuntor i tij që ka përshëndetur në gjuhën shqipe. Përveç kësaj, ai në video lidhje është parë edhe duke ecur nëpër qytet. Avokati Besnik Berisha ka thënë se për detajet e raportuara qëndrojnë mbrapa versionit që e kanë dhënë me datë 13 prill 2023. Versioni i avokatit të Valdrin Sahitit rreth ngjarjeve në Turqi
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software