About: http://data.cimple.eu/claim-review/39b42cf2379633b47f5f9de533c92fbcca0c735657e6bd69fc12acf7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Oferta mashtruese për kredi që synojnë t’i vjedhin qytetarëve nga 127 euro Deklarata Ne ju mbështesim me Oferta të favorshme dhe të personalizuara; Kushtet e pamposhtur; Mbështetje e shpejtë dhe e sigurt. Bëni hapin e parë drejt qëllimeve tuaja sot. Kënaqësia juaj është prioriteti ynë Vlerësimi Rrenë Është i rremë postimi “Ne ju mbështesim me Oferta të favorshme dhe të personalizuara; Kushtet e pamposhtur; Mbështetje e shpejtë dhe e sigurt. Bëni hapin e parë drejt qëllimeve tuaja sot. Kënaqësia juaj është prioriteti ynë”. Pretendimet e kësaj faqeje se ofrojnë kredi me vetëm 2% kamatë është i rremë, pasi niveli mesatar i interesit në kredi që lëshohet nga Bankat në Kosovë është rreth 6%. BQK thot se nuk ka bankë të licensuar me emrin Express Professional Credits. Artikulli Më 22.01.2025, faqja në Facebook Express Professional Credits (arkiva) ka publikuar një ofertë për kredi. “Keni një projekt në mendje apo një nevojë urgjente financiare? Mos i lini ambiciet tuaja të presin. Zbuloni zgjidhje financiare fleksibël të përshtatura për nevojat tuaja”- thuhet në titullin e këtij postimi. Tutje pretendohet se ata ofrojnë kredi me kushte të favorshme. “Ne ju mbështesim me Oferta të favorshme dhe të personalizuara; Kushtet e pamposhtur; Mbështetje e shpejtë dhe e sigurt. Bëni hapin e parë drejt qëllimeve tuaja sot. Kënaqësia juaj është prioriteti ynë.”- shkruan në këtë ofertë. Krypometër ka dërguar pyetje te kjo faqe, me qëllim që të marrim oferta të personalizuara. Ata thonë se ofrojnë kredi me vetëm 2% kamatë. “KONFIGURIMI DHE KONFIGURIMI I PËRGJITHSHËM I KREDIsë. Shuma e kredisë: 5.000 €. Kohëzgjatja e shlyerjes: 48 muaj/ 4 vjet. Interesi vjetor: 2% Sigurimi: Nuk kërkohet. Pagesat mujore: 108,48 € Fillimi i shlyerjes: 15/03/2025 , pra 3 muaj pas marrjes së kredisë. TOTALI PAGESAT MUJORE PA SIGURIM: 5258.33 EURO. INTERESI TOTALI: 258.33 EUROS.”- thuhet në përgjigjen e kësaj faqeje. Në përgjigjen e kësaj faqeje thuhet gjithashtu se kur të miratohet kredia, klienti duhet të parapaguajë tarifën prej 127 euro, si tarifë transferi. “Sapo të keni njoftuar nga banka se kredia juaj është pranuar, ju do të duhet të paguani për tarifën e transferimit në mënyrë që fondet t’ju vihen në dispozicion në llogarinë tuaj bankare.”- thuhet në përgjigjen e tyre. Krypometër ka kontrolluar publikimet e bëra nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe ka gjetur Raportin me informacionet për sistemin financiar për muajin tetor 2024. Në këtë Raport thuhet se norma mesatare e interesit për kreditë e lëshuar nga Bankat Komerciale ishte 6%. Në bankat e Kosovës, që janë të licensuara nga BQK, nuk ofrohen kredi me vetëm 2% kamatë. Krypometër ka kontrolluar edhe informacione tjera rreth kësaj faqeje, e cila është krijuar më 02.01.2025. Tutje Krypometër ka kërkuar në Google për këtë institucion financiar me këtë emër, por që nuk ka gjetur ndonjë bankë me licensë që operon. As logoja e Express Professional Credits (arkiva) nuk gjendet në Google. Bazuar në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, të gjitha institucionet që kanë të drejtë dhënien e kredive duhet të licensohen paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Për licensim nga BQK, institucioneve u kërkohen të plotësojnë një varg obligimesh që i kërkon Ligji. Në uebfaqen e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) është e publikuar lista e institucioneve financiare të licensuara, por aty nuk figuron asnjë institucion me emrin Express Professional Credits (arkiva). Krypometër ka dërguar pyetje edhe te Banka Qendrore e Kosovës (BQK). “Publikimet e tilla, sikurse këto të profileve në Facebook, nuk korrespondojnë me ndonjë institucion financiar të licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Andaj, postimet e tilla krijojnë paqartësi dhe rrezik për qytetarët. Me këtë rast, ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni të gjithat mënyrat që i keni në dispozicion, për t’i larguar këto njoftime.”- thuhet në përgjigjen e BQK.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software