About: http://data.cimple.eu/claim-review/3a92bfbd3db2f2bd6ecac6a9399e22d95e3910de404f7263fc3bd426     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Loja shpërblyese e rrejshme Deklarata Dhuratë e re Vlerësimi Rrenë Postimi i bërë për lojë shpërblyese nga një faqe me emrin SPAR Albania është i rremë. Spar Albania zyrtare ka njoftuar se nuk ka hapur një lojë të tillë dhe se faqja është e rrejshme dhe nuk administrohet nga Spar Albania. Artikulli Në faqen e internetit “SPAR Albania” më 25 shtator 2022 është publikuar një postim në të cilin kërkohet që përmes një linku të plotësohen të dhënat personale të klientëve për të fituar një shpërblim. Në njoftim është thënë se për aktivitetin “Dhuratë e re” regjistrimi për të fituar dhuratën është falas dhe i kufizuar. Aty thuhet se personat që e shpërndajnë do të fitojnë shuma të ndryshme të parave varësisht nga muaji që ata kanë lindur. Kjo lojë e ngjashme është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera jo-zyrtare, të gjitha me emrin “Spar Albania”. Faqja zyrtare e kompanisë SPAR Albani ka njoftuar se kjo faqe nuk administrohet nga SPAR dhe loja është e rrejshme. “Këto adresa fallco kërkojnë të dhëna personale të klientëve, duke i premtuar në këmbim shpërblime monetare dhe dhurata. Adresa jonë zyrtare është vetëm kjo, nga e cila publikojmë rregullisht”- thuhet në njoftim. Tutje nga SPAR ka kërkuar që “të kini kujdes nga çdo komunikim tjetër. Ne nga ana jonë do ndërmarrim masa për ta mbyllur si faqe këtë dhe këto tjetër që shtiret si SPAR Albania” Mashtrime të këtilla janë shpeshtuar kohëve të fundit. Zakonisht, qëllimi i këtyre matrapazëve është që përmes premtimeve të rreme të ndërtojnë audiencë për faqet e tyre të Facebook-ut. Pastaj, zakonisht këtyre faqeve iu ndërrohet emri dhe shtiren si faqe të lajmeve por duke shpërndarë rrena e dezinformata.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software