About: http://data.cimple.eu/claim-review/3aa964aedea3410908c1821b7227cd5fca5571d4c4d1c71d901a4e24     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar e Donald Trump me Ramiz Lladrovcin Deklarata “Ramiz Lladrovci qorton Trumpin në shtëpinë e bardhë” Vlerësimi Rrenë Është e manipuluar videoja në të cilën shihet Kryetari i Komunës së Drenasit në takim me presidentin e SHBA, Donald Trump, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. I rremë është edhe mbishkrimi me të cilën është shpërndarë kjo video që thot “Ramiz Lladrovci qorton Trumpin në shtëpinë e bardhë”. Videoja është prodhuar bazuar në fotografinë e realizuar në takimin në mes të presidentit të Ukrainës Volodomir Zelenskyt me presidentin e SHBA Donald Trump, ndërsa zëri i mbivendosur në këtë video është marrë nga një kronikë e lajmeve e publikuar në vitin 27.03.2017, që tregon momentin kur kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci i kishte ndërprerë punimet në një rrugë për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Artikulli Më 10.03.2025, faqja në Facebook Busulla e Jetes (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video në të cilën pretendohet se është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në video është vendosur përshkrimi “Ramiz Lladrovci qorton Trumpin në shtëpinë e bardhë”. Krypometër ka analizuar materialin dhe ka vërejtur se i njëjti është i fabrikuar, pasi zëri që dëgjohet në video nuk përputhet me lëvizjet e buzëve të Lladrovcit dhe Trump. Video është fabrikuar duke përdorur sekuenca nga takimi i Trump me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Më tej, Krypometër ka gjetur videon origjinale të realizuar më 27.03.2017, kur kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci kishte shprehur pakënaqësi në lidhje me ndërtimin e rrugëve në Komunën që ai drejton. Takimi mes presidentit të SHBA, Trump dhe homologut të tij nga Ukraina, Zelensky, u shoqërua me një përplasje verbale mes të dy palëve më 28.02.2025. Para se takimi ndërmjet Trumpit dhe Zelenskyt të kthehej në një shkëmbim të nxehtë, Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se ai dhe Zelensky do të nënshkruanin një Marrëveshje për burimet natyrore në një Konferencë për shtyp më vonë pasdite. Trump i kërkoi Zelenskyt të arrinte një Marrëveshje paqeje me Rusinë, përndryshe SHBA do të tërhiqte mbështetjen e saj. Kjo çoi në largimin e parakohshëm të Zelenskyt dhe anulimin e Konferencës për shtyp. Në transmetim të drejtpërdrejtë të hyrjes së Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë është parë se Presidenti ukrainas del me nxitim nga dera dhe futet në një makinë të zezë të eskortës, me të cilën është larguar. Presidenti amerikan ka thënë pas takimit se Zelensky “nuk është gati për paqe nëse Amerika është e përfshirë në të” dhe që “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”. Por, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një Marrëveshje që parasheh zhbllokimin e ndihmave të SHBA për Ukrainën dhe një armpushim që pritet të dakordohet tutje me Rusinë.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software