schema:text
| - Titulli i rremë për të burgosurit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë
DeklarataFaqe në Facebook
Vlerësimi
Me kos
Titulli “Ngjɑгja e гende , ckɑ iu ndodhi ne buгg 2 ngɑ 5 te dyshuɑгve ne Pгishtine” është i rremë dhe nuk përkon me përmbajtjen e artikullit. Në artikull nuk është asnjë informacion se çfarë u ka ndodhur dy prej pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. KALLXO.com ka kontaktuar me Shërbimi Korrektues të Kosovës, të cilët kanë thënë se gjendja e pesë të arrestuarve është normale dhe stabile si e të gjithë të burgosurve të tjerë.
Artikulli
Në faqen e internetit on27.net më 30 gusht 2022 është publikuar lajmi me titullin “Ngjɑгja e гende , ckɑ iu ndodhi ne buгg 2 ngɑ 5 te dyshuɑгve ne Pгishtine”.
I njëjti lajm është postuar në disa faqe në Facebook, si: “Post Lajme”, “Lajme Articles” dhe “Lajme”.
Në përmbajtjen e këtij artikulli është folur rreth dyshimeve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, duke u përsëritur përmbajtja e njëjtë dy herë. Artikulli tregon se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe çfarë ka vendosur gjykata.
Mirëpo, në asnjërën pjesë nuk është folur për atë se çfarë thuhet në titull, pra çfarë u ka ndodhur dy prej pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Krypometri ka kontrolluar vërtetësinë e këtij informacioni dhe është vërtetuar se titulli i lajmit nuk është i vërtetë dhe është shkruar në atë mënyrë që qytetarët të kuptojnë diçka tjetër prej asaj që është pjesë e lajmit.
Nga të dhënat e konfirmuara është thënë se gjendja e të paraburgosurve është në rregull dhe normale si e të gjithë të burgosurve tjerë.
“Konfirmojmë se gjendja e pesë të arrestuarve në fjalë, të cilët po mbahen në institucione korrektuese, është normale dhe stabile si e të gjithë të burgosurve tjerë” – ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Krypometri ka vërtetuar se publikuesi i informacionit ka mashtruar duke e vendosur një titull të rremë të cilin nuk e ka mbështet me të dhëna e fakte në artikull.
Publikimi i këtij informacioni është bërë një ditë pasi është publikuar informacioni se një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona, dy prej të cilëve të moshës madhore. Menjëherë pas publikimit të këtij informacioni, më 29 dhe 30 gusht janë organizuar protesta në Prishtinë.
|