schema:text
| - Titulli i rremë për Adem Jasharin
Deklarata
Cila ishte feja e Adem Jasharit? Bekim Jashari jep përgjigjen befasuese, mbyllet debati!
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Cila ishte feja e Adem Jasharit? Bekim Jashari jep përgjigjen befasuese, mbyllet debati!” është i rremë. Postimi i bërë nga Bekim Jashari nuk e ka dhënë asnjë përgjigje se cila ishte feja e Adem Jasharit. Përmes postimit të bërë, Jashari ka treguar se Adem Jashari e familja e tij kanë luftuar për shqiptarët, e jo për ndonjë fe të caktuar. Përveç kësaj, në artikull nuk është argumentuar pse një postim i tillë ishte befasues.
Artikulli
Më 7 mars 2023, faqja e internetit “Shqipëria” ka publikuar një artikull me titull “Cila ishte feja e Adem Jasharit? Bekim Jashari jep përgjigjen befasuese, mbyllet debati!”
Ky artikull është publikuar edhe në disa faqe të tjera, si: “specialja.com”, “bbcnewsm.com”, “mesazhi.medialajme.info”, “atdheulajm.com” dhe “Indeks”, “Atdheu Lajm”.
Përmbajtja i referohet një deklarate të anëtarit të familjes Jashari, Bekim Jashari që e kishte bërë në vitin 2021 lidhur me fejen e komandatit legjendar, Adem Jashari.
Ndonëse në titull thuhet se “Bekim Jashari jep përgjigje befasuese”, brenda në artikull është vetëm një thënie e Adem Jasharit të cilën e ka postuar Bekim Jashari në Facebook.
“Ne sikurse të parët tonë brez pas brezi l uf t uam për atdheun e të gjithë shqiptarëve”- thuhet tutje në këtë artikull.
|