Video e manipuluar e ish presidentit Hashim Thaçi
Deklarata
Synetia e Thaçit (Zjarrr)
Vlerësimi
Rrenë
Video me mbishkrim: “Synetia e Thaçit (Zjarrr)” është e ndryshuar. Muzika që dëgjohet në këtë video nuk përkon me ngjarjen. Edhe titulli i kësaj video është i rremë. Pamjet janë marrë nga një takim i Hashim Thaçit me Rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan në presidencë më 20 tetor 2020.
Artikulli
Më 2 janar 2023 faqja Ledion Media publikoi një video me mbishkrim: “Synetia e Thaçit (Zjarrr)”.
Në video shihet ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një takim në presidencë me përfaqësues të komunitetit hebre.
Në video është e montuar edhe një muzikë e llojit tallava në prapavijë duke e përshtatur me pamjen e videos.
Më 30 tetor 2020 ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në zyrën e tij Rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York-u, me të cilët biseduam për historinë e Kosovës dhe të marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit.
Rabinin Yoel Kaplan u dekorua me titullin Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës për kontributin e tij për afrimin e Kosovës dhe Izraelit dhe popujve tonë.
Titulli i kësaj videoje është i rremë, si dhe në video është shtuar muzikë në prapavijë që nuk përkon me videon reale.