About: http://data.cimple.eu/claim-review/3cfd0b55203fb1fb92e2eb6e894f620af22a473fe9647489bc07779e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë së në Beograd është “ngritur alarm” për zgjedhjet në Mitrovicë të veriut Deklarata Ngrihet Alarmi Në Beograd!!! Albin Kurti po e fiton Mitrovicën e veriut/ Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut: Do t’i fitoj zgjedhjet e 18 dhjetorit Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “Ngrihet Alarmi Në Beograd!!! Albin Kurti po e fiton Mitrovicën e veriut/ Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut: Do t’i fitoj zgjedhjet e 18 dhjetorit” është i rremë. Në artikull nuk është dhënë asnjë fakt që i mbështetë konstatimet e bëra në titull që “Ngrihet Alarmi Në Beograd” apo se “Albin Kurti po e fiton Mitrovicën e veriut”. Në Beograd nuk është ngritur asnjë alarm sa i përket deklarimit të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Mitrvicës së Veriut. Poashtu nuk është bërë asnjë sondazh që tregon se kandidati i LVV-së do t’i fitonte zgjedhejt në rast se do të mbaheshin me datën 18 dhjetor 2022. Artikulli Më 29 nëntor 2022, në faqen e internetit “fakte.buzz” është publikuar një artikull me titull “Ngrihet Alarmi Në Beograd!!! Albin Kurti po e fiton Mitrovicën e veriut/ Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut: Do t’i fitoj zgjedhjet e 18 dhjetorit”. I njëjti artikull është shpërndarë më datë 8 dhjetor 2022 në faqet e Facebooku: “Fresh lajme”, dhe “Shqipet”. Titulli i këtij artikulli është i rremë. Në titull thuhet se “Ngrihet Alarmi Në Beograd”, ndërsa në përmbajtje të tekstit nuk ka ndonjë deklaratë që e argumenton se në kryeqytetin e Serbisë është ngritur ndonjë alarm për këtë çështje. Po ashtu, brenda artikullit nuk është përmendur fare Beogradi as ndonjë deklaratë që flet për ndonjë reagim në Beograd për çështjen e zgjedhjeve në Mitrovicë të veriut. Lajmi është bazuar në një deklaratë të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të veriut, Erden Atiq i cili ka folur për portalin Front Online. Atiq ka thënë se shpreson se do të jetë fitues i zgjedhjeve që ishin paraparë të mbasheshin me 18 dhjetor 2022 në Mitrovicë të Veriut, por të cilat janë shty me vendim të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Këtë e thotë për shkak se në dy palë zgjedhjet e kaluara ka qenë më i votuari pas Listës Serbe. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ishin planifikuar të mbahen më 18 dhjetor 2022, por ato janë shtyrë me vendim të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Dorëheqja e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës erdhi pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri të vendit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software