About: http://data.cimple.eu/claim-review/3d1baa0cadd3dd38c3c498cb5d4198e557aa009276fca184d5c173b4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: KALLXO.com Emërimi i vonuar i Drejtorëve në Komunën e Prishtinës Deklarata Shpend Ahmeti me 21 nëntor: Unë besoj që deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër do ta përfundojmë këtë proces të përzgjedhjes së drejtorëve. Vlerësimi Rrenë Shpend Ahmeti nuk e ka mbajtur fjalën për kompletimin e ekipit të drejtorëve pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve që kishin ndodhur vitin e kaluar. Emërimi i drejtorëve është një garanci për punën që do të bëhet nëpër këto dikastere të rëndësishme. Artikulli Pothuajse dy vite pas marrjes së mandatit në krye të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka ekzekutiv të kompletuar. 16 drejtoritë e kryeqytetit ende nuk kanë të gjitha drejtues për shkak të lëkundjes së koalicionit udhëheqës. Që nga ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe formimit të Partisë Socialdemokrate, të cilën e udhëheq Ahmeti, pati edhe shkarkime të drejtorëve që kishin mbetur me Lëvizjen Vetëvendosje Në fund të nëntorit të vitit 2018, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti për KALLXO.com, kishte thënë se brenda një jave më së shumti, do t’i emëronte drejtorët e rinj, në drejtoritë e Kadastrit dhe Shëndetësisë, si zëvendësim i atyre të shkarkuar. “Unë besoj që deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër do ta përfundojmë këtë proces të përzgjedhjes së drejtorëve. Nuk jemi për ngutë, drejtoritë po funksionojnë dhe nuk ka asnjë ngecje. Drejtoria e Kadastrit dhe ajo e Shëndetësisë po funksionojnë ashtu siç duhet”, kishte deklaruar Ahmeti më 21 nëntor të vitit 2018. Ahmeti tek dje, pas rreth tre muajve ka bërë zëvendësimin e drejtorit të Kadastrit, ku Valbona Mehmetaj ka zëvendësuar Nora Kelmendin. Ndërsa drejtoria e Kulturës ende vazhdon të mbetet pa drejtor, pasi Yll Rugova kishte dhënë dorëheqje nga ajo pozitë, pasi Ahmeti kishte shkarkuar kolegët e tij nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa drejtorin e ri të Shëndetësisë, Bujar Gashin, si zëvendësim të Arben Vitisë, Ahmeti e kishte emëruar me 11 dhjetor të vitit 2018, gati një muaj pas deklaratës së tij. https://kallxo.com/shpend-ahmeti-emeron-drejtorin-e-ri-te-shendetesise-ne-komunen-e-prishtines/ Nga 16 drejtori sa i ka Komuna e Prishtinës, pas shkarkimit të drejtorit të Arsimit Jonuz Salihajt, dy drejtori kanë mbetur pa drejtor, bashkë me atë të Kulturës. I pari i Prishtinës, ka paralajmëruar rikonfigurim të drejtorive të Komunës, ku Brahim Mehmetaj i AAK-së ka lënë drejtorinë e Inspeksionit për të kaluar në drejtorinë e Pronës, Dren Kukaj është zgjedhur drejtor në drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Valbona Mehmetaj është zgjedhur drejtoreshë e Kadastrit, ndërsa zëdhënësi i deritanishëm i komunës Adonis Tahiri është bërë drejtor i Inspeksionit. Shpend Ahmeti i kishte shkarkuar drejtorët e Kadastrit dhe Shëndetësisë, Nora Kelmendin dhe Arben Vitinë me 7 nëntor të vitit 2018, ku njoftimin për shkarkim kryetari e kishte bërë përmes një emisioni televiziv. Ndërsa Yll Rugova kishte mbetur i vetmi nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, ditë më vonë kishtë dhënë dorëheqje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software