About: http://data.cimple.eu/claim-review/3d70dc2ac7f4eafc113e83d3e4510882c5f530e365b94016eac457fe     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja mediale për emërimin e kandidatit të LVV-së, Kujtim Shala Deklarata Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Kujtim Shalën në Bordit të Postës. Shala ka qenë kandidat për deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Vlerësimi Rrenë Kujtim Shala: Unë jam ai në foto që ka dal nëpër portale, por unë nuk jam zgjedh në bord, siç kanë raportuar portalet. Artikulli Mbrëmë, Qeveria e Kosovës emëroi anëtarë të rinj në Bordet të përkohshme në tri ndërmarrje publike. Derisa disa anëtarë dolën të kenë afërsi politike me Lëvizjen Vetëvendosje, në disa portale u raportua se në bord është emëruar edhe Kujtim Shala, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet. Por, ish-kandidati për deputet, Kujtim Shala nuk është emëruar në asnjë bord, pasi bëhet fjalë për një person tjetër me të njëjtin emër e mbiemër. “Unë jam ai në foto që ka dal nëpër portale, por unë nuk jam zgjedh në bord, siç kanë raportuar portalet”, theksoi Shala. Ai thotë se i emëruari në bordin e Postës së Kosovës është një person tjetër me të njëjtin emër, i cili me profesion është ekonomist. “Unë kam dëgju nëpër portale, pastaj kam dëgju që është një ekonomist me emrin e njëjtë dhe mbiemrin e njëjtë”, ka thënë Shala për KALLXO.com. Shala thotë se nuk është kontaktuar nga mediat. Ai e ka pranuar se është anëtar i partisë së Albin Kurtit, ndërsa ka thënë se po keqpërdoret emri i tij nga portalet. “Unë kam garu për deputet në vitin 2017 për Lëvizjen Vetëvendosje, i kam fitu 5 mijë e diçka vota por s’jam zgjedhë. Jam anëtar i LVV-së”, deklaroi ai. Në fund, ai ka uruar emnakun e tij për postin e ri në bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës. “Unë i uroj punë të mbarë dhe suksese atij që është përzgjedhur e që e ka emrin si timin”, tha në fund ai. Portalet që kanë raportuar gabimisht për emërimin e ish-kandidatit për deputet nga LVV-ja janë: sinjali.com, insajderi.net, reporteri.net, gazetametro.net.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software