About: http://data.cimple.eu/claim-review/3d7c069fe63ed1221ba9d6111f63ed3b1321395d101939f7af60b775     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kurti nuk ka thënë se mërgimtarët ‘kurrë nuk e kanë ndihmuar shtetin tonë’ Deklarata Mërgimtarët kurrë nuk e kanë ndihmuar shtetin tonë, por vetem familjet e tyre Vlerësimi Rrenë Është i rremë pretendimi se Albin Kurti ka thënë “Mërgimtarët kurrë nuk e kanë ndihmuar shtetin tonë, por vetem familjet e tyre”. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti nuk e ka thënë një gjë të tillë për mërgatën. Krypometër i ka kontrolluar postimet e bëra nga Kurti për diasporën dhe në asnjë prej tyre nuk është dhënë ndonjë qëndrim i tillë për diasporën. Diaspora kontribon drejtpërdrejtë në ekonominë e Kosovës duke dërguar 1 miliard e 222 milionë euro brenda një viti (statistikat e BQK-së për dërgesat e diasporës gjatë vitit 2022). Artikulli Më 10.02.2024 faqja në Facebook “Komente Politike” (arkive) ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përshkrimin: “Albin Kurti: Mërgimtarët kurrë nuk e kanë ndihmuar shtetin tonë, por vetem familjet e tyre” Për të vertetuar këtë konstatim, Krypometër ka kërkuar të gjitha postimet në të cilat është përmendur diaspora që i ka bërë kryeministri Albin Kurti në profilin e tij në Facebook. Në asnjë prej postimeve të bëra nga kryeministri Albin Kurti, nga data 22.03.2021 e deri më datën 10.02.2024, nuk është postuar ndonjë deklarim i tillë çfarë është postuar në faqen në Facebook ‘Komente Politike’. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në profilin e tij në Facebook, më datë 10.02.2024 nuk ka bërë asnjë postim rreth diasporës. Më 06.02.2024, Kurti ka publikuar një postim rreth skemës së re mbështetëse të Qeverisë për mbështetjen e energjisë së ripërtritshme. Kurse, më datë 08.02.2024, Kurti ka publikuar videon e fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit. Më datën 10.02.2024, Kurti ka publikuar fotografi dhe një përshkrim nga përkujtimi i dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të vrarë në protestat e organizuara në vitin 2007. Kryepometri ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, lidhur me këtë çeshtje i cili ka thënë se raportimi është i rrëmë. “Nuk është thënë një gjë e tillë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Është raportim i pavërtëtë”- u shpreh Kryeziu për Krypometër. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në vazhdimësi ka përgëzuar diasporën për kontributin e tyre të dhënë në Kosovë, si gjatë kohës në opozitë ashtu edhe gjatë kohës kur mori postin e kreut të Qeverisë. Më 19.05.2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se diaspora luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe se mbetet burimi kryesor në këtë drejtim. Derisa, më 16.11.2023 në hapjen e Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, Kurti foli për kontributet e diasporës në Kosovë. Më 25.08.2022 Kurti përmes një videoje i bëri thirrje diasporës që të jenë pjesë e vendimmarrjes. “Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata”- ishte shprehur Kurti. Diaspora ka një kontribut të drejtëpërdrejtë në ekonominë e Kosovës, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, duke dërguar mjete monetare dhe gjesende të vlefshme apo duke investuar në blerje të patundshmërive apo hapjen e bizneseve si dhe duke shpenzuar gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora vetëm në vitin 2022 ka dërguar 1 miliard e 222 milionë euro. Në vitin 2021, remitancat kishin vlerën prej 1 miliard e 153 milionë euro.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software