schema:text
| - Bekim Jashari. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Bekim Jashari: Këtë vit do të ndërtojmë poligone sportive në 5 fshatra
Deklarata
Bekim Jashari (05.06.2021) “Sot filluam ndërtimin e poligonit sportiv në fshatin Abri e Poshtme, i cili financohet nga buxheti i komunës sonë. Poligone sportive të tilla do të ndërtojmë këtë vit edhe në Qirez, Burojë, Kllodernicë, Krasaliq e Kuqicë”
Vlerësimi
Hetimet vazhdojnë
KRYPOMETRI do të vazhdojë të monitorojë nëse do të përmbushet premtimi nga kryetari Bekim Jashari për ndërtimin e poligoneve sportive në Qirez, Burojë, Kllodernicë, Krasaliq dhe Kuqicë të Skenderajt.
Artikulli
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka premtuar se këtë vit do të ndertojnë poligone sportive në fshatrat Qirez, Burojë, Kllodernicë, Krasaliq e Kuqicë.
Këtë e ka bërë të ditur pas fillimit të ndërtimit të poligonit sportiv në fshatin Abri të Poshtme.
“Sot filluam ndërtimin e poligonit sportiv në fshatin Abri e Poshtme, i cili financohet nga buxheti i komunës sonë. Poligone sportive të tilla do të ndërtojmë këtë vit edhe në Qirez, Burojë, Kllodernicë, Krasaliq e Kuqicë”, ka shkruar Jashari në rrjetin social “Facebook”.
KRYPOMETRI do të vazhdojë të monitorojë nëse do të përmbushet premtimi për ndërtimin e poligoneve sportive në pesë fshatra të Skenderajt nga kryetari Bekim Jashari.
KALLXO.com kishte matur edhe premtimin tjetër të Bekim Jasharit për poligonin sportiv në qytetin e Skenderajt.
Jashari e kishte mbajtur premtimin lidhur më këtë poligon, mirëpo premtimi u përmbush me një muaj vonesë.
Mandati i kryetarëve të komunave përfundon në fund të këtij viti përderisa ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të mbahen Zgjedhjet Lokale 2021.
|