About: http://data.cimple.eu/claim-review/3e80089061bacceea7ff656141872e898b73b5955b789114cb2f41f2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se me një kremë eliminohen të gjitha gjëndrat dhjamore në trup Deklarata Krem per zhdukjen e gjendrave dhjamore i pasur me vajra bimore te licensuar dhe vitamina. Zhdukja e gjendres behet pa efekte ansore Vlerësimi Me kos Nuk ka bazë shkencore se gjëndra dhjamore mund të eliminohet me një kremë- si pretendohet në një postim në Facebook që thotë: “Krem per zhdukjen e gjendrave dhjamore i pasur me vajra bimore te licensuar dhe vitamina. Zhdukja e gjendres behet pa efekte ansore”. Në këtë postim, nuk është treguar emri i kremit dhe mënyra e prodhimit të saj e as nuk është treguar se kush e prodhon apo nëse është i licencuar. Kirurgët torakal, Frederik Çuperijani dhe Fitim Selimi, kanë thënë se kjo kremë në Facebook nuk e zgjidh problemin me lipomat dhe se gjëndrat dhjamore trajtohen në mënyrë kirurgjike. Drejtori i Klinikës se Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci thotë se ai nuk ka njohuri për ekzistencën e ndonjë kreme për shërimin e lipomave. Artikulli Më 05.11.2024, faqja në në Facebook Market Online (arkiva) ka publikuar një njoftim për një kremë, për të cilin thotë se arrinë t’i heqë me sukses lipomat/gjëndrat dhjamore nëpër trup. “Krem per zhdukjen e gjendrave dhjamore i pasur me vajra bimore te licensuar dhe vitamina. Zhdukja e gjendres behet pa efekte ansore”- shkruhet në këtë postim. E njëjta faqe e ka publikuar të njëjtin postim edhe disa herë të tjera (shih këtu dhe këtu), në profilin e tyre, në Facebook. Përderisa emri i kremës nuk publikohet, thuhet se ajo kushton 15 euro dhe se transporti bëhet falas në tërë vendin. Ndërsa, për të porositur produktin i duhet shkruar një mesazh direkt kësaj faqeje. Market Online është krijuar më 25.08.2024, ndërsa nuk dihet asgjë për menaxherët e faqes. Drejtori i Klinikës se Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci ka thënë se nuk ka njohuri për ekzistencën e ndonjë kreme për shërimin e lipomave. “Nuk kam ndonjë informacion që ekziston ndonjë kremë për zhdukjen e lipomave apo ndryshimeve të saj. Ato s’mund të hiqen me kremë, s’ka shanca, sepse janë të forta. Asnjëherë nuk e dimë se si bëhen apo si formësohen. Zakonisht janë të trashëguara nga nëna, gjyshja, stërgjyshja. Pra, shumica e njerëzve që kanë lipoma ‘e kanë trashëgimi’. Rruga e vetme deri më sot është ndërhyrja kirurgjikale”- ka thënë Kolgeci. Ndërsa kirurgu torakal, Frederik Çuperijani ka thënë se kjo kremë ‘në Facebook’ nuk e zgjidh problemin me lipomat. Ai shtoi se asnjë pacient nuk duhet të blejë asnjë lloj ilaçi pa u konsultuar me mjekun paraprakisht. “Lipomat janë tumore beninje, apo siç i themi ne: “tumore të mira”. Kryesisht janë me tendenca gjenetike të shfaqjes. Unë i trajtoj zakonisht në mënyrë kirurgjike. Përmbajtja e tyre është yndyrore. Kjo krema në FB nuk besoj që e zgjidh problemin. Nuk ka trajtime pa kontrollime mjekësore. Është një rrugë e shkurtër që i mashtron njerëzit… Duhet të deklarohet publikisht përmbajtja e kremës… dhe shumë e shumë procedura tjera”- ka thënë Çuperijani për Krypometër. Ndërsa kirurgu tjetër i torakales, Fitim Selimi ka shpjeguar për Krypometër se si krijohen lipomat, duke shtuar që nuk është në dijeni të ndonjë metode tjetër për heqjen e tyre nga organizimi- përveç asaj kirurgjikale. “Deri tani nuk dimë teknikë apo procedurë tjetër për heqjen e lipomave përveç procedurës kirurgjike. Nuk kam njohuri që ndonjë kremë që të ketë efektet e nevojshme për ta eliminuar prezencën e lipomave nga organizmi. Lipomat janë tumore të indit yndyror. Sikur çdo ind tjetër në organizëm që mund të shfaqë devijime në kuptimin e rritjes së pakontrolluar, po ashtu edhe indi yndyror mund të rritet në mënyrë të pakontrolluar, në lokacione të ndryshme nëpër organizëm” – ka thënë Selimi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software