About: http://data.cimple.eu/claim-review/3e848b03f97b4a204d58be7febab217ff96a0883989879d8e1a286c5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Loja e rreme për dhurim të frigoriferëve Deklarata Sot po dhurojmë 360 frigoriferë të cilët nuk mund të shiten për shkak të gërvishtjeve të vogla dhe dëmtimeve të vogla Vlerësimi Rrenë Njoftimi i bërë nga një faqe në emër të Beko Albania se do të dhurojnë 360 frigoriferë të gërvishtur është i rremë. Ky njoftim është bërë në një faqe jozyrtare që rrejshëm paraqitet me emrin “Beko Albania”. Faqja zyrtare “Beko Albania” dhe përfaqësuesit zyrtarë të prodhuesit “BEKO” kanë konfirmuar për KALLXO.com se njoftimi është i rremë, pasi ata nuk kanë bërë një njoftim të tillë. Artikulli Një faqe me emër Beko Albania më 19 shtator 2022 është publikuar një njoftim për dhurim të 360 frigoriferëve të gërvishtur, të cilët nuk janë shitur. “Me kënaqësi ju njoftojmë se për sot po dhurojmë 360 frigoriferë të cilët nuk mund të shiten për shkak të gërvishtjeve të vogla dhe dëmtimeve të vogla, të gjithë frigoriferët punojnë mirë, kështu që në mënyrë të rastësishme do t’i dërgojmë personit që shkruan “BEKO””, thuhet në postimin e bërë që është ilustruar me një fotografi të frigoriferëve. Postimi ka marrë 1,100 shpërndarje, 13,000 komente dhe 3, 500 reagime. Njoftimi i bërë nga një faqe me emër “Beko Albania” për dhurim të 360 frigoriferëve të gërvishtur është i rremë. Një postim i ngashëm është bërë nga një faqe tjetër, por me emer të njëjtë: “Beko Albania“. Aty thuhet se “Do të dhurojë dhe dhurojë 6 frigoriferë për të gjithë ata që kanë shpërndarë postimin tonë dhe kanë votuar për kutinë e numrave me fat.” Krypometri ka gjetur se ky njoftim është bërë përmes një llogarie jozyrtare të kësaj qendre tregtare. Faqja zyrtare “Beko Albania” dhe përfaqësuesit zyrtarë të prodhuesit “BEKO” kanë konfirmuar për KALLXO.com se njoftimi është i rremë. “Një faqe e rreme është shtirur si Beko duke pretenduar se ofron frigoriferë falas për të vjedhur të dhënat”- thuhet në përgjigjen e tyre. Kjo faqe e rreme ka tentuar që përmes këtij njoftimi të rrisë numrin e ndjekësve dhe njëkohësisht të marrë të dhënat personale të personave që kanë komentuar në postim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software