About: http://data.cimple.eu/claim-review/3f015fdc3a970ff69f621c7c7a3c49a0568d5db38ba43cc33548278a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë për importin e koncentratit Deklarata ozeta Hajdari shkel prodhuesit vendor importon koncentratin për shpezë dhe kafshë nga Serbia Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Rozeta Hajdari shkel prodhuesit vendor importon koncentratin për shpezë dhe kafshë nga Serbia” është i pavërtetë. Krypometër ka konfirmuar se masa e hequr nuk ka për qëllim shkeljen e prodhuesve vendorë por garantimin e një tregu të lirë. Artikulli Në faqen e internetit lajmenews.com”(arkiva) është publikuar një informacion me titullin “Rozeta Hajdari shkel prodhuesit vendor importon koncentratin për shpezë dhe kafshë nga Serbia”. Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe në faqet e Facebook-ut “Portali Lajmet Shqip” (arkiva), “Epilogu” (arkiva), “Portali Lajmet e Fundit”(arkiva) dhe në një tjetër me emrin “Portali Lajmet Shqip”(arkiva). Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i vërtetë. Në fillim është konstatuar se përmbajtja e shpërndarë ka të bëjë me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ndërprerjen e masës mbrojtëse antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit. Krypometri ka kontaktuar me ministren Rozeta Hajdari, e cila e ka demantuar duke thënë se informacioni i shpërndarë nuk përkon me vendimin e marrë nga ministria që ajo udhëheqë. Sipas saj, vendimi në fjalë asesi nuk ka të bejë me shkeljen e prodhuesit vendo por përkundrazi, shton ajo, me kërkesë të shoqatës së shpezëtarëve dhe në emër të prodhuesve vendorë është ndërmarrë rekomandimi i heqjes së masës mbrojtëse. “Vendimi në fjalë asesi nuk ka të bëjë me shkeljen e prodhuesit vendor, përkundrazi me kërkesë të shoqatës së shpezëtarëve dhe në emër të prodhuesve vendor si dhe bazuar në të dhënat nga terreni, komisioni ndërqeveritar ka rekomanduar heqjen e masës, si shkak i mungesës apo prodhimit të pamjaftueshëm të produktit në fjalë dhe rrezikut për shpezët që të mbesin pa ushqim. MINT mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe ruajtjen e konkurrencës”- ka thënë Hajdari. Më 25 gusht 2023, MINT njoftoi se bazuar në rekomandimin e Komisionit Ndërqeveritar për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe dhe sipas ligjit përkatës në fuqi, kanë marrë vendim për ndërprerjen e masës mbrojtëse antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia. “Në bazë të dhënave të marra në terren nga prodhuesit, importuesit si dhe nga pikat shitëse, është konstatuar se prodhimi vendor nuk e plotëson kushtin kryesor për mbrojtje me masën antidamping, sepse sasia e prodhimit vendor të këtij produkti është më e vogël se (50%) e nevojës totale për produkt të ngjashëm. Pra, prodhimi i këtij produkti nuk e ka plotësuar kushtin i cili parashihet në paragrafin 6 të nenit 28 të Ligjit Nr. 04/L-240 Për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese”- thuhet në komunikatën e MINT të publikuar në rrjetin social “Facebook”. Për të verifikuar nëse kërkesa për heqjen e barierave të importit ishte nga prodhuesit vendorë, Krypometër ka kontaktuar edhe me Agim Sahitin, përfaqësues i shoqatave të shpezëtarëve “Kjo është vet çka na kemi kërku, sepse për prodhimin e ushqimit për shpezë nuk kemi prodhues vendorë që i plotëson nevojat e vendit dhe për atë ka qenë kërkesa që derisa nuk i plotësojmë nevojat e prodhuesve të vendit, të hiqet masa mbrojtëse”- ka deklaruar Sahiti. Sipas tij heqja e kësaj barriere ka ndihmuar në sigurimin e ushqimit për shpezët.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software