About: http://data.cimple.eu/claim-review/3f69e72d35761dfb10b1082e3e5549c7b8b674f351da259b0a1e321e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com LVV premton rikrijimin e Ministrisë së Integrimit Evropian Deklarata Haki Abazi (11.02.2021) – “Gjëja e parë që do të bëjmë në Qeverinë Kurti është që ta rikrijojmë Ministrinë e Integrimit Evropian. Është e pafalshme që Qeveria jolegjitime e ka shuar këtë ministri dhe i kemi humbur rreth 8 milionë euro” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimit nga LVV për rikrijimin e Ministrisë së Integrimit Europian nëse kjo parti e merr pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Artikulli Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi ka premtuar që nëse LVV vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të rikrijohet Ministria e Integrimit Evropian. Abazi e ka quajtur gabim shuarjen e kësaj ministrie nga Qeveria Hoti. “Gjëja e parë që do të bëjmë në Qeverinë Kurti është që ta rikrijojmë Ministrinë e Integrimit Evropian. Është e pafalshme që Qeveria jolegjitime e ka shuar këtë ministri dhe i kemi humbur rreth 8 milionë euro”, deklaroi Abazi në DebatPernime. Në Qeverinë Kurti, e cila ishte në pushtet për 52 ditë, ministër i Integrimeve Evropiane ishte Blerim Reka. Pasardhësi i Kurtit, kryeministri aktual në detyrë, Avdullah Hoti vendosi që Ministria e Integrimit Evropian mos të ekzistojë si ministri një ministri e vetme pas fuzionimit dhe zvogëlimit të numrit të ministrive. Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për politikë të jashtme. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, LDK, NDS, LVV shpalosën programet e tyre qeverisëse për politikë të jashtme. Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, AAK-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën. Pjesë e debatit ishin: Valon Murtezaj nga LDK, Emilia Rexhepi nga NDS dhe Haki Abazi nga LVV. Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është duke u mbajtur që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software