About: http://data.cimple.eu/claim-review/3fedbb2d32dc706aa2afafa5b5b5d41208e5e2cc0ffb4fc11e1b9aa4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografi e fabrikuar e deputetit Abelard Tahiri Deklarata Fotografia e Abelard Tahirit Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihet deputeti Abelard Tahiri (Arkivi) me një kapelë ushtarake dhe flamur të Serbisë është e fabrikuar. Fotografia është marrë nga një paraqitje që deputeti Abelard Tahiri kishte në emisionin Interaktiv të KTV-së dhe është fabrikuar. Abelard Tahiri është dhe shef i grupit parlamentar të PDK-së (Arkivi). Artikulli Më datë 20.02.2024, në faqen në Facebook “Prenaj Age” është publikuar një fotografi në të cilën shihet deputeti Abelard Tahiri (Arkivi), me një kapelë ushtarake. Në këtë fotografi është montuar edhe një flamur i Serbisë dhe një fotografi e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Krypometër, përmes kërkimeve në “Google Lens” ka gjetur se kjo fotografi është nga një emisionit “Interaktiv” që ishte mbajtur më 11.02.2020 në televizionin KTV (Arkivi). Në këtë emision, deputeti Tahiri nuk kishte kapelë e as flamur të Sebisë. Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Partisë Demokratike të Kosovës, Valmir Klaiqi. Ai ka thënë se fotografia në fjalë nuk është e vërtetë dhe se ka për synim linçimin dhe propagandën ndaj figurave të PDK-së. “Kjo fotografi është një montazhë e cila ka për synim linçimin dhe propagandën e cila tash e shumë vite bëhet ndaj figurave të Partisë Demokratike të Kosovës”- tha Klaiqi. Abelard Tahiri është deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës (Arkivi). Gjithashtu Tahiri mbanë edhe pozitën e shefit të grupit parlamentar të PDK-së (Arkivi), e që shpesh-herë është ndër deputetët më të zëshëm nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës. Tahiri ka shërbyer edhe si shefi i kabinetit të ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vitit 2018 (Arkivi).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software