About: http://data.cimple.eu/claim-review/400ccd9aac06677a49103054c53b9abc7821d3642d8aa2036609ca24     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e rremë për babain e Naim Murselit Deklarata NaimMurseli me te atin. Naimi u be figura me e urryer shqiptare pas #SllobodanMilloshoviqit Vlerësimi Rrenë Fotografia dhe përshkrimi i saj “#NaimMurseli me te atin. Naimi u be figura me e urryer shqiptare pas #SllobodanMilloshoviqit’’ janë të rreme. Sllobodan Millosheviq nuk është babai i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj. Babai i Naim Murselit është Shaban Murseli, i cili kishte dhënë disa intervista për media të ndryshme në Kosovë (shiko këtu dhe këtu). Artikulli Më 09.12.2023, faqja në Facebook, ‘Lajme te verteta’, (arkiva) ka shpërndarë një fotografi, e ndarë në dy pjesë në të cilën shihet Naim Murseli dhe ish presidenti serb, Sllobodan Millosheviç, me titull: ‘’#NaimMurseli me te atin. Naimi u be figura me e urryer shqiptare pas #SllobodanMilloshoviqit’’. Krypometër, përmes kërkimit në Facebook, ka verifikuar se në fotografinë origjinale është Naim Murselit dhe Eric Trump, djalin e ish-presidentit Donald Trump, të cilin e kishte publikuar në profilin e tij në Facebook, më 13.11.2022. Murseli është bashkēshorti i së ndjerës Liridona Ademaj Murseli e cila është vrarë më 29.11.2023, për të cilën fillimisht u raportua si grabitje me pasojë vrasje, por më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë. Më 01.12.2023 është arrestuar Naim Murseli, dy ditë pas vrasjes së bashkëshortës së tij, Liridona Ademajt. Prokuroria ka ngritur dyshime se Murseli e ka porositur vrasjen e gruas së tij, ndërsa Granit Plava dyshohet se ishte ekzekutori e Kushtrim Kokalla dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin me Granit Plavën. Krypometër ka verifikuar edhe se Shaban Murseli, është babai i Naim Murselit. Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli kishte folur për RTV Dukagjini, më 04.12.2023. Ai kishte deklaruar edhe në media të tjera rreth rastit të vrasjes. Lidhur me pretendimet e ngritura në postimin e faqes ‘Lajme te verteta’, Krypometri ka kontaktuar me avokaten e Murselit, Teuta Zhinipotoku, e cila këtë publikim e quajti të turpshëm. “Kjo fotografi është e turpshme, portalet gjithçka po bëjnë vetëm për klikime”- tha për Krypometër avokatja e Murselit. Naim Murseli është në paraburgim si i dyshuar për bashkëkryerje në vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt më 29.11.2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software