schema:text
| - Foto: RTS
Rrena mediale për sulmin me granatë në pikën kufitare në Jarinjë
Deklarata
KosovaPress: Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në Jarinje
Reporteri.net: E konfirmon Policia: Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në Jarinjë
Vlerësimi
Rrenë
Lajmi i publikuar nga portalet ishte i pa-saktë. Në orët e mbrëmjes një sulm me plumb ka ndodhur në pikën kufitare Jarinjë. Kabinat e policisë dhe Doganës janë sulmuar me një plumb i cili po dyshohet se është i snajperit.
Artikulli
Agjencia e lajmeve KosovaPress në një shkrim ka thënë se kabinat e doganës dhe policisë janë sulmuar me granatë.
“Para pak minutash është sulmuar me granatë pikë- qëndrimi i zyrtarëve policor dhe doganierëve në kufirin e Jarinjës”, thuhet në raportimin e KosovaPress.
Pas këtij publikimi, KALLXO.com ka arritur të konfirmojë nga disa burime e institucione që nuk bëhet fjalë për sulmë me grandë, mirëpo kabina që shfrytëzohet nga Policia dhe Dogana e Kosovës është sulmuar nga një plumbë. Dyshimet e para ishin se bëhet fjalë për një armë të kalibrit të rëndë, mund të ishte edhe snajper.
Më pas, lajmin e publikuar nga KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kabina në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë është sulmuar nga një predhë e fishekut të një arme zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, fisheku ka goditur kontejnerin i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të Kosovës.
“Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje policia ka njoftuar se puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjendet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem.
Edhe pas sqarimeve të Policisë së Kosovës, është publikuar një lajm i pasaktë nga portali online “Reporteri”.
Në titull të këtij shkrimi thuhet se “E konfirmon Policia: Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në Jarinjë”, ndërsa në tekst ka vendosur njoftimin e Policisë së Kosovës të cilët kanë thënë se kabina e policisë dhe doganës është sulmuar me një fishekë.
|