schema:text
| - Rrena për një deklarim të ministrit Nenad Rashiq
Deklarata
FALEMINDERIT O VLLA ALBIN QE MA LEJOVE PATRIARKUN ARTEMIJE ME VIZITU KOSOVEN! I YTI NENADI!
Vlerësimi
Rrenë
Përshkrimi i fotografisë “FALEMINDERIT O VLLA ALBIN QE MA LEJOVE PATRIARKUN ARTEMIJE ME VIZITU KOSOVEN! I YTI NENADI!” është i rremë. Ministri për Kthim dhe Komunitete nuk e ka thënë një gjë të tillë. Pos kësaj, Patriarku Artemije ka vdekur në vitin 2020.
Artikulli
Më datë 6 janar 2023, në faqet e Facebook-ut: Botapress dhe Rugova press është publikuar një fotografi e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Në përshkrimin e kësaj fotografie është shkruar “FALEMINDERIT O VLLA ALBIN QE MA LEJOVE PATRIARKUN ARTEMIJE ME VIZITU KOSOVEN! I YTI NENADI!”
Por, ministri Rashiq ka thënë për KALLXO.com se nuk e ka thënë një gjë të tillë dhe se citati është i shpikur.
“Jo, nuk e kam dhënë një deklaratë të tillë. Kjo është non-sens”- ka thënë Rashiq.
Përveç kësaj, patriarku Amfilohije ka vdekur më 30 tetor 2020 në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus.
Qeveria e Kosovës e ka lejuar të hyjë në Kosovë patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije më rastin e festës së Krishlindjeve Ortodokse që festohet më 6 janar.
Një vendim i tillë është marrë pas kërkesës së parashtruar nga ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria është thënë se Porfirije do të vijë tek vendkalimi kufitare në Kosovë dhe do të hyjë pa truprojat e tij.
“Sot në mesditë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse”- thuhet në njoftimin e Qeverisë të datës 5 janar 2023.
|