About: http://data.cimple.eu/claim-review/40c81cbfdde8d092b1c491867a70da4097e49084002f31cd267bded7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Tentimi për të shitur produkte duke përdorur mjekun fiktiv “Bledar Agani” Deklarata Artriti dhe artroza? Zbuloni zgjidhjen natyrale të rekomanduar nga mjekët! Vlerësimi Rrenë Artikulli me titullin “Artriti dhe artroza? Zbuloni zgjidhjen natyrale të rekomanduar nga mjekët!”- është i rremë. Artikulli është bazuar në rekomandimin që gjoja e jep Bledar Agani, i cili prezantohet rrejshëm si ortoped. Në Kosovë nuk ka asnjë mjek me emrin Bledar Agani që mund të ushtrojë profesionin e tij të mjekut. Krypometri nuk ka gjetur asnjë të dhënë në internet për ndonjë mjek me emrin Bledar Agani. Reumatologia Arbnora Shabani- Berisha thot se nëse sëmundja nuk trajtohet në mënyrë adekuate, artriti reumatoid mund të çojë në dëmtime të përhershme të nyjeve, madje edhe në invaliditet si dhe në prekje të organeve të trupit. Artikulli Më 20.11.2024 faqja në Facebook ‘Stunning vvj6’ (arkiva) ka publikuar një artikull në të cilin pretendohet se kanë një ilaç për shërimin e artritit dhe artrozës. “Artriti dhe artroza? Zbuloni zgjidhjen natyrale të rekomanduar nga mjekët!”- shkruan në infografikën e publikuar. Kur klikon mbi këtë postim, linku të dërgon tek ueb-faqja ‘beauty-cf2.tech’ (arkiva), e cila ka publikuar një shkrim të gjatë rreth gjoja shërimit të artritit dhe artrozës. “Kur nyjet nuk na lejojnë të jetojmë plotësisht, duhet të shpresojmë në një mrekulli!- një intervistë me njeriun që arriti një mrekulli!”- shkruan në titullin e këtij artikulli. Artikulli citon “Bledar Aganin” të cilin e paraqet si ortoped. Në këtë artikull “dr.Agani” është i ilustruar edhe me një fotografi, që pretendohet se është me gruan e tij, Marinë. Përmes kërkimit në ‘Google Lens (arkiva)’, Krypometri ka gjetur se kjo fotografi përdoret për të ilustruar çiftet e vjetra. Në nenin 8 të Ligjit për odat e profesionistëve shëndetësorë thuhet se anëtarësimi në Odë është i detyrueshëm për të gjithë doktorët e mjekësisë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë me kualifikim të mesëm dhe të lartë, të përcaktuar në regjistrin zyrtar të Ministrisë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre shëndetësore në Republikën e Kosovës. Krypometri nuk ka gjetur asnjë të dhënë në internet për ndonjë mjek me emrin Bledar Agani. Pra për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë secili profesionist shëndetësor duhet të licencohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Lista e gjithë mjekëve të licencuar dhe që mund të ushtrojnë profesionin e tyre në Kosovë është e publikuar në ueb-faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës. Krypometri e ka kontrolluar këtë listë dhe aty nuk figuron asnjë doktor me emër Bledar Agani. Tutje në artikull thuhet se personi në fjalë duke përdorur ilaçin “Flexiwell” e ka shmangur operacionin dhe “pas një muaji përdorimi ishte përsëri në këmbë”. Krypometri ka kërkuar edhe te lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë, nëse i njëjti është i lejuar për t`u shitur e tregtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë rezulton se produkti “Flexiwell” nuk është në listën e produkteve medicinale me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së autorizimit për marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Krypometri, për ta verifikuar nëse “Flexiwell” shëron artritin dhe artrozën, ka kontaktuar me reumatologen Arbnora Shabani- Berisha, e cila ka thënë se për produktin ‘Flexiwell’ nuk ka njohuri e as nuk e ka rekomanduar ndonjëherë. “Ka disa lloje të artritit, e këtu nuk po tregon se cilin lloj të tij mund të shërojë ky suplement. Megjithatë është e pamundur që të ketë efekt në të gjitha”- ka thënë Shabani- Berisha. Ajo ka dhënë sqarime për këtë sëmundje në një postim në profilin e saj në Facebook, duke thënë se nëse sëmundja nuk trajtohet në mënyrë adekuate, artriti reumatoid mund të çojë në dëmtime të përhershme të nyjeve, madje edhe në invaliditet si dhe në prekje të organeve të trupit. “Artriti reumatoid është sëmundje inflamatore e nyjeve, shoqërohet edhe me deformime të nyjeve, nëse mjekimi nuk fillon me kohë. Zakonisht zhvillohet në mes të moshës 45 dhe 65 vjeç, por mund të paraqitet në çdo moshë. Gratë sëmuren tre herë më shpesh se sa meshkujt. Artriti reumatoid më shpesh prek nyjet e vogla të duarve, por mund të zhvillohet në çdo artikulacion. Pacientët ndiejnë dhimbjen më të fortë në mëngjes pas zgjimit. Dhimbja shoqërohet me një ndjenjë të ngurtësisë afatgjate të duarëve që zgjatë për më shumë se gjysmë ore. Sëmundja zakonisht fillon gradualisht, por ndonjëherë ndodh papritmas, kur preken disa nyje në të njëjtën kohë. Dhimbja zakonisht shoqërohet me ënjtje të nyjeve, gjë që e komplikon më tej funksionimin. Nëse sëmundja nuk trajtohet në mënyrë adekuate, artriti reumatoid mund të çojë në dëmtime të përhershme të nyjeve, madje edhe në invaliditet si dhe në prekje te organeve të trupit”- ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook. Tutje ajo ka thënë se është esenciale identifikimi i hershëm i sëmundjes. “Pacientët tek të cilët trajtimi fillon herët kanë një prognozë shumë më të mirë dhe një rrjedhë më të lehtë të sëmundjes sesa pacientët tek të cilët fillimi i trajtimit vonohet. Trajtimi: Kortikosteroide si dhe gati se gjithmonë duhet të fillohet me Metotreksat në dozën e duhur. Në pacientët tek të cilët Metotreksati është i pamjaftueshëm ose ka treguar efekte anësore, ekzistojnë një numër barërash të tjerë që mund të përdoren”- ka shkruar tutje ajo.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software