About: http://data.cimple.eu/claim-review/41096758e3c1780d70d53b59658411910273bb2182e6877f5a432455     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Burimi: Konakushqiptar.com Lajmi i rremë për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Holanda Deklarata PO, PO, PO / Holanda liberalizon vizat për Kosovarët, shkoni në Amsterdam nga kjo datë pa vizë Vlerësimi Rrenë e kryptë Ky lajm nuk është i vërtetë. Holanda nuk i ka hequr vizat për Kosovën dhe as nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi ky shtet është pjesë e zonës Schengen, dhe vendimi për heqjen e vizave nuk merret nga shtete individuale, por si tërësi në Këshill të Bashkimit Evropian, ku vendosin shtetet anëtare. Pasi është zgjedhur kryeministër në mandatin e dytë, Albin Kurti kishte pranuar letër urimi nga homologu i tij holandez Mark Rutte. Artikulli Një lajm i rremë për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Holanda, është shpërndarë së fundi në një ueb sajt të dyshimtë me emrin “konakushqiptar.com”. Emri i faqes është i ndryshëm nga ai i ueb sajtit pasi titullohet “Jannahnews”, ndërsa artikulli me titull “PO, PO, PO / Holanda liberalizon vizat për Kosovarët, shkoni në Amsterdam nga kjo datë pa vizë” është publikuar më 9 tetor të këtij viti. Përveç shkrimin në shqip, në disa pjesë shkrimet janë me alfabet të gjuhës Bengali të Bangladeshit. Në dy paragrafët sa i përmban lajmi, citohet Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM) duke u përmendur një urim i kryeministrit të Holandës Mark Rutte për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Por në fakt ky lajm nuk është i vërtetë pasi Holanda nuk i ka hequr vizat për Kosovën dhe as nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi ky shtet është pjesë e zonës Schengen, dhe vendimi për heqjen e vizave nuk merret nga shtete individuale, por si tërësi në Këshill të Bashkimit Evropian, ku vendosin shtetet anëtare. Pasi është zgjedhur kryeministër në mandatin e dytë, Kurti kishte pranuar letër urimi nga homologu i tij holandez Rutte. Ndërsa urimi i kryeministrit holandez për Kurtin ishte publikuar në ueb faqen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, më 4 maj të këtij viti. Në njoftimin e ZKM-së askund nuk përmendet liberalizimi i vizave, aty vetëm thuhet mes tjerash se “Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte”. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software