Rrena për Isa Mustafën
Deklarata
Isa Mustafa fali edhe 7 vakte, argat i Hashimit që e shkatërruat Kosovën
Vlerësimi
Rrenë
Në artikull nuk ka asnjë burim të identifikueshëm të informacionit lidhur me pretendimet që janë shkruar në titull. Në artikull janë paraqitur disa konstatime, por asnjëri prej tyre nuk është mbështetur me fakte. Gazetarët janë të obliguar të referohen në burime të identifikueshme të informacionit dhe njëkohësisht konstatimet e bëra duhet të mbështeten në fakte.
Artikulli
Me 13 nëntor 2022 në faqen e internetit a-news24.com është publikuar një informacion me titullin “Isa Mustafa fali edhe 7 vakte, argat i Hashimit që e shkatërruat Kosovën”.
E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në Facebook, në faqen A news24, me 13 nëntor 2022.
Ky artikull është ilustruar me një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi bashkë me ish-kryeministrin Isa Mustafa.
Në artikull nuk ka asnjë burim të identifikueshëm të informacionit lidhur me pretendimet që janë shkruar në titull. Aty janë paraqitë disa konstatime, por asnjëri prej tyre nuk është mbështetur me fakte.
Nuk janë dhënë shpjegime se kush i ka dhënë ato konstatime dhe nuk është treguar se për kënd janë bërë ato konstatime.
Në artikull nuk është paraqitur asnjë fakt që dëshmon që Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e kanë shkatërruar Kosovën.
Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje në vitin 2021 nga pozita e kryetarit të LDK-së. Ai ka qenë kryeminstër i Republikës së Kosovës nga viti 2014 deri më 2017.