About: http://data.cimple.eu/claim-review/4189debc220b92d64c1f19734241adee58ebdb83df6f9506f5d69038     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Kurti i ka kërkuar Kusari-Lilës të kontaktojë me këngtaren serbe Deklarata “Mimoze, qe e kryn me Slavkon thirre edhe Cecen me knu” dhe “Qellimi i Mimozes ka qen vetem per me thirr Cecen me kendu kur ka fituar Lulzim Hetemi Vlerësimi Rrenë Postimet “Mimoze, qe e kryn me Slavkon thirre edhe Cecen me knu” dhe “Qellimi i Mimozes ka qen vetem per me thirr Cecen me kendu kur ka fituar Lulzim Hetemi” janë të rreme. Deputetja Mimoza Kusari-Lila e ka mohuar të ketë marrë një kërkesë të tillë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografia që është përdorë në këtë postim është realizuar në kohën kur kryeministri Kurti ka kontaktuar me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi. Artikulli Më 10 korrik 2023, faqja e Facebook “Kosova News” e ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përshkrimin “Mimoze, qe e kryn me Slavkon thirre edhe Cecen me knu”. I njëjti postim është bërë edhe në faqen Drenica Herioke dhe nga një person privat. Kurse, faqja Vetëvendosie offishËll të njëjtën fotografi e ka shpërndarë me mbishkrimin “Qellimi i Mimozes ka qen vetem per me thirr Cecen me kendu kur ka fituar Lulzim Hetemi”. Këto mbishkrime janë ndërlidhur me audio-inçizimet e publikuara nga mediat në të cilat dëgjohet Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duke biseduar me deputetin Sllavko Simiq nga Lista Serbe. Krypometri përmes platformës “TinEye” ka gjetur se fotografia që është përdorur si ilustrim është realizuar gjatë kohës kur kryeministri Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi. Përveç kësaj, Krypometri ka kontaktuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Është lajm i rremë”- ka thënë Kusari-Lila.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software