schema:text
| - Ekzagjerimi i dëmeve të shkaktuara nga hapja e një grope pas tërmetit në Turqi
Deklarata
Hapet gropa gjigante pas tërmetit në Turqi, “gëlltiti” gjithçka përreth, përveç….
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Titulli i artikullit “Hapet gropa gjigante pas tërmetit në Turqi, “gëlltiti” gjithçka përreth, përveç….” nuk paraqet në mënyrë të saktë pasojat e hapjes së një grope. Në titull është thënë se gropa është gjigante, pa treguar se sa është e madhe ajo gropë. Poashtu është konstatuar se e njëjta ka “gëlltitur” gjithcka përrreth, por në faktë asnjë objekt nuk është dëmtuar. Të dëmtuar kanë mbetur vetëm një rrugë në afërsi të parkut.
Artikulli
Më 16 shkurt 2023, faqja e internetit “mesazhi.medialajme.info” ka publikuar artikullin me titull “Hapet gropa gjigante pas tërmetit në Turqi, “gëlltiti” gjithçka përreth, përveç….”.
I njëjti artikull është shprëndarë në disa faqe të facebook-ut si “Portali Shqiptari”, “Lajme Ditore”, “Gatuaj Shendetshem”, “24- ore”, “Press24” dhe “Discover Albania”.
Sipas mediumit turk SonDakika, pas dy tërmeteve të mëdha në Kahramanmarash, një gropë gjigante me gjerësi 30 metra dhe thellësi 8 metra ka ndodhur në një park në Gaziantep.
Qytetarët që jetojnë në afërsi ishin shprehur: “Ne dëgjuam një zhurmë të madhe kur zbritëm për shkak të tërmetit. Pamë se shtylla, pema, çfarëdo që ishte, u shemb. Ky ishte një park, ky park ishte fundi i rrugës, rruga po mbaronte këtu”.
Kahramanmarash është një nga qytetet më të prekura nga dy tërmetet e mëdha 7.7 dhe 7.6 ballë, që ndodhën në qendër të qytetit dhe prekën 10 provinca.
|