About: http://data.cimple.eu/claim-review/43d04ef31ed51f4a5e1aaeb178e81ff0f73bb617f47b583e763fd744     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se receta me sodë të bukës kuron sëmundjen më të përhapur Deklarata Kur mjalti dhe soda e bukes behen bashke, kurojne semundjen me te perhapur te momentit Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Kur mjalti dhe soda e bukes behen bashke, kurojne semundjen me te perhapur te momentit” përmban konstatime të rreme. Në artikull nuk është paraqitur asnjë fakt shkencor që e mbështetë konstatimin se mjalti dhe soda e bukës e shëron sëmundjen e përhapur. Dietologia ka thënë se soda e bukës ka efekte pozitive në shëndetin e njeriut, por nuk ka të dhëna shkencore që ajo shëron sëmundje të përhapura. Artikulli Më 26 qershor 2023 faqja “E dua fëmijën tim” ka shpërndarë një artikull me titull “Kur mjalti dhe soda e bukes behen bashke, kurojne semundjen me te perhapur te momentit”. Këtij lajmi i është bashkangjitur edhe një video e faqes Thënie për Jetën në të cilën është dhënë një recetë që pretendohet se i shëron “sëmundjet”. “Udhëzimet per pergatitjen e recetes : Në një tas të vogël vendosni një lugë gjelle sodë buke Pastaj shtoni 3 lugë mjaltë dhe përzieni deri sa të arrini një pastë homogjene. Ngroheni pastën për disa minuta (1-2)”- thuhet në përshkrim të kësaj videoje. Krypometri ka gjetur se ky lajm qarkullon në internet që nga viti 2020. Për gjithë këto këshilla nuk është ofruar asnjë burim shkencor apo opinion i ndonjë profesionist shkencor. Krypometri ka kontaktuar me dietologen Qëndresa Bilurdagi, e cila ka folur për vetitë pozitive dhe negative të sodës bikarbonë. “Disa njerëz pretendojnë se pirja e sodës së bukës është e dobishme për shëndetin. Soda e bukës është substancë alkaline që mund të neutralizojë acidin e tepërt të stomakut. Në sasi të vogla, ofron lehtësim të përkohshëm nga dispepsia. Kur e përdorni atë në formën e tij pluhur, mund të jetë e lehtë për një person që të marrë shumë sodë buke. Kjo mund të shkaktojë efekte negative, të tilla si shqetësime në tretje, diarre dhe të vjella”- u shpreh dietologia Bilurdagi. Ajo po ashtu theksoi se bikarbonati i natriumit nuk preferohet të konsumohet gjatë shtatzënisë, tek fëmijët ose për periudha të gjata kohore. “Gjithashtu, personat që marrin medikamente ose që kanë sëmundje duhet të flasin me një mjek përpara se të marrin sodë buke”- potencoi ajo. Në rrjete sociale qarkullojnë informata se soda e bukës mund të jetë kurë për kancerin. Megjithatë, Cancer Research UK thotë: “Me sa jemi në dijeni, nuk ka pasur prova klinike të publikuara të bikarbonatit të natriumit si një trajtim për kancerin.” Kurse, lidhur me mjaltin Bilurdagi shtoi se është i pasur me vitamina, por nuk ka prova shkencore përzierja me sodë mund të japë rezultate domethënëse. “I pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale, përfshirja e mjaltit në dietën tuaj të përditshme mund të rrisë ndjeshëm sistemin imunitar dhe të promovojë shëndet më të mirë. Vetitë antimikrobike të mjaltit e bëjnë të përsosur për fyt të irrituar ndërsa ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë infeksion. Megjithatë nuk kemi prova shkencore që vërtetojnë se një perzierje e mjaltës me sodën e bukës japin rezultate domethënëse”- tha Bilurdagi për Krypometrin.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software