About: http://data.cimple.eu/claim-review/43ddda4a8e082ac694dad76e1e75326b4e2fa3629cd3cf884b443e32     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për dhuruesin e gjakut Deklarata Tregon pacienti/ Sa mora gjak nga një zyrtar i Vetëvendosjes/VV, fillova të vjedh çantat e infermiereve Vlerësimi Me kos “Tregon pacienti/ Sa mora gjak nga një zyrtar i Vetëvendosjes/VV, fillova të vjedh çantat e infermiereve” nuk është e saktë. Burime zyrtare kanë konfirmuar se në transfuzionin e gjakut nuk mund të merren të dhëna se gjakun e kujt e ka marrë pacienti. Artikulli Më 28 gusht 2023, faqja në facebook Ylli.net ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit, Albin Kurti me mbishkrimin “Tregon pacienti/ Sa mora gjak nga një zyrtar i Vetëvendosjes/VV, fillova të vjedh çantat e infermiereve“. Krypometri me datë 25/08/2023 ka kontrolluar këtë informacion për të verifikuar nëse një ngjarje e tillë ka ndodhur. Ky verifikim rezulton faktin se Qendra Kosovare për Transfuzionin e Gjakut e ka të ndaluar tu ofrojë informacione qytetarëve për dhuruesit e gjakut. Në nenin 28 të ligjit për transfuzionin e gjakut është e specifikuar se informacione të tilla nuk u ofrohen palëve. “Institucionet e autorizuara transfuzive ndërmarrin të gjitha masat të cilat sigurojnë që të gjitha të dhënat përfshirë edhe informatat gjenetike në të cilat kanë qasje palët e treta, të jenë konfidenciale në mënyrë që dhuruesi i gjakut nuk është më i identifikueshëm”– thuhet në këtë ligj. Krypometri përpos kësaj ka kontrolluar edhe nëse një deklaratë e tillë është dhënë nga ndonjë person. Krypometri ka konstatuar se fotografia e kryeministrit, Albin Kurti e cila është përdorur nga faqja në facebook, “Ylli.net” është realizuar më 5 nëntor 2021. Në këtë datë, kryeministri Kurti kishte dhuruar gjak në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në një deklaratë për Krypometër, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka demantuar një lajm të tillë. “Lajmi është absolutisht i pavërtetë”- ka thënë ai më 29 gusht 2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software