About: http://data.cimple.eu/claim-review/44435e26c13e0e07b0f3aee365ebd4ecd8ca1561d41829ad33073988     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për Fatmir Limajn Deklarata Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem për çdo rrugë që e kam shtruar dhe për çdo tender që kam vjedhur Vlerësimi Rrenë Publikimi se Fatmir Limaj lë politikën me mesazhin: “Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem për çdo rrugë që e kam shtruar dhe për çdo tender që kam vjedhur” është i rremë. Burime zyrtare nga NISMA Socialdemokrate kanë konfirmuar se Limaj nuk ka thënë një deklaratë të tillë. Artikulli Më 23 gusht 2023 në faqen e Facebook-ut “Me Vetevendosje-n” është shpërndarë një fotografi me shkrimin “Fatmir Limaj lë poltikën, shkak Islami”. Postimi është shoqëruar me një mbishkrim “ Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem për çdo rrugë që e kam shtruar dhe për çdo tender që kam vjedhur”. Krypometri me datë 27/08/2023 ka kontrolluar nëse ky mesazh është i vërtetë. Albert Maxhuni, anëtar i kryesisë së partisë, “Nisma Socialdemokratike” ka demantuar një shkrim të tillë. Ai ka konfirmuar se një mesazh i tillë nuk është dhënë nga Fatmir Limaj. “Fatmir Limaj nuk e ka lënë politikën nuk e ka thënë as mesazhin pendues që po thotë artikulli. Ai do të kthehet fuqishëm në parlamentin e Kosovës”- ka thënë Maxhuni në deklaratë për Krypometër me datë 27/08/2023. Krypometri ka kontrolluar edhe në postimet publike të liderit të NISMA, Fatmir Limaj. Në faqen zyrtare të Facebook të NISMA me datë 25/08/2023 janë publikuar mesazhe nga aktivitetet politike të Fatmir Limajt. Komuna e Malishevës udhëhiqet nga një kryetar i partisë së Limajt. Edhe kjo komunë me datë 25/08/2023 ka shpërndarë materiale nga aktivitetet politike të Fatmir Limajt. Mesazhet dezinformuese se politikanë dhe figura pulike po i lënë aktivitetet e tyre në publik për tu kthyer në Islam nisën të shpërndaheshin pasi “Fero”, njëri nga këngëtarët e muzikës Rap, njoftoi se ka vendosur të lë muzikën për t’iu përkushtuar fesë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software